Pas një viti e gjysmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të hapin kufijtë për turistët. Udhëtarët ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe europianët, që janë të vaksinuar plotësisht, mund të hyjnë në ShBA që prej 8 nëntorit.
Lajmi është konfirmuar nga një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Të vaksinuar plotësisht konsiderohen të gjithë ata që kanë kryer të gjithë kursin e një prej dy vaksinave të autorizuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Administrata amerikane e Xho Bajden hap kështu kufijtë për atë që është komplet i vaksinuar edhe për udhëtime jo shumë të rëndësishme, duke i dhënë fund një bllokimimi që për shkak të pandemisë së Covid-it, zgjat prej më shumë se 18 muajsh. Udhëtimet nga toka, me tren apo target mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës, kanë qenë në pjesën më të madhe të limituara.
Udhëtarët duhet të tregojnë provën e të qenit komplet të vaksinuar, ata duhet të kenë një test negativ të Covid-19 të bërë tri ditët e fundit, të mbajnë maskë gjithë kohën dhe duhet të komunikojnë adresën e e-mail-it dhe numrin e telefonit, në mënyrë që kontaktohen dhe gjurmohen lehtë.