Ballina Kronika Tiranë/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit në...

Tiranë/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit në banesë, humb jetën 62-vjeçarja

Një grua 62-vjeçe ka ndërruar jetë në orët e para të së shtunës në Tiranë në zonën e Astirit, ku një banesë në katin e 3 të pallatit është përfshirë nga zjarri.

Mësohet se për t’u shpëtuar flakëve, gruaja me inicialet H.O., e cila ndodhej brenda apartamentit, u hodh nga ballkoni për të shpëtuar.

Bashkë me të u hodhedhe djali i saj, K.O., 36 vjeç, por 62-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe u dërgua në spital, ku për fat të keq ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve që kishte pësuar. Ndërsa djali i saj ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Banesa është përfshirë nga flakët rreth orës 05:55 të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews