Kandidati i lëvizjes Besa për Komunën e Tetovës Bilall Kasami e ka shfrytëzuar të drejtën e votës që i garantohet me Kushtetutë.
Kasami ka votuar në një vendvotim të vendosur në objektin e gjimnazit të Tetovës. Në prononcimin e tij për mediat Kasami ka thënë se sot për qytetarët është një ditë feste. Tha se qytetarët sot e kané mundësinë për të vendosur.“Qytetarët kanë mundësinë e shenjtë që në mënyrë demokratike të vendosin për të ardhmen e tyre, kané të drejtë të zgjedhin se kush do t’i udhëheq për katër vitet e ardhshme”, deklaroi Kasami.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për dalje sa më të madhe dhe për proces të rregullt e të qetë.
FOTO: