Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri dje janë parashtruar gjithsej 23 ankesa për procedurën për votim dhe procedurën e grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021.
Pesë ankesa janë nga partia politike B D I, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet nr 2341, 2352 dhe 2355 në komunën e Studeniçanit, dhe vendvotimet numër 2107 dhe 2108/1 në komunën e Zhelinës.
Vendvotimi 2107 (Zhelinë)
Rezultati i raundit të dytë:
Fatmir Izairi 227
Blerim Sejdiu 110
Vendvotimi 2108/1 (Zhelinë)
Rezultati i raundit të dytë:
Fatmir Izairi 300
Blerim Sejdiu 99
Reagimi i Blerim Sejdiut:
Tri ankesa janë nga grupi i votuesve të Enver Pajazitit, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet numër 2037, 2040/1 dhe 2038 në komunën e Bërvenicës.
Në Komision shtatë ankesa ka parashtruar partia politike TMRO, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën Nagoriçan i Vjetër.
Shtatë ankesa janë nga K o a l i c i o n i i kryesuar nga LSDM-ja, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në komunën Shuto Orizarë, vendvotimin numër 1612 në komunën Konçe, vendvotimet 835, 874 dhe 865 në komunën e Koçanit dhe vendvotimin 882 në komunën Çeshinovë – Obleshevë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka parashtruar një ankesë, e cila ka të bëjë me vendvotimin numër 1532 në komunën e Probishtipit.