Ballina Aktualitet Kasami merr detyrën e kryetarit të Komunës së Tetovës, paralajmëron revizion të...

Kasami merr detyrën e kryetarit të Komunës së Tetovës, paralajmëron revizion të plotë nga ekspertë të huaj (VIDEO+FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të Komunës së Tetovës nga tashmë ish-kryetarja Teuta Arifi.

Kasami në prononcimin e tij të parë si kryetar ka paralajmëruar se menjëherë do të fillojë skanimi i situatës aktuale në Komunën e Tetovës, dhe tha se duke ndjekur dispozitat ligjore do të angazhohetn specialistë nga jasht institucionit për revizion të plotë

https://youtu.be/U0V1nCwH_cY

“Të vetëdijshëm, se prej sot mua dhe ekipit tim na pret një punë shumë e vështirë dhe e rëndë, por me kapacitetin profesional dhe moral që kemi, pa dyshimin më të vogël ne do tia dalim me sukses. Që nga ky moment do të filloj skanimi i situatës aktuale në Komunën e Tetovës, dhe padyshim menjëherë, duke ndjekur dispozitat ligjore do të angazhojmë specialist nga jasht institucionit për revizion të plotë. Qytetarët dhe institucionet kompetente duhet ta dijnë se si dhe ku janë harxhuar paratë e tyre. Qytetarët e Tetovës duhet ta dijnë saktë sa borxhe ka Komuna e tyre dhe si janë krijuar ato. Transparenca fillon prej këtu, kush ka keqpërdorur mjete financiare publike do të përgjigjet:, tha Kasami.

https://youtu.be/q-n16rEVpOY

Kasami tha se skanimi do të fillojë menjëherë edhe në ndërmarrjet publike dhe paralajmëroi edhe emërimin e udhëheqësve të ri të këtyre ndërmarrjeve.

https://youtu.be/pjdDlJKYEQU

“Sot dua ta rikonfirmoj zotimin që kam dhënë në fushatë, se pjestarët e administratës komunale të cilët bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, jo vetëm që do të kenë përkrahjen time të plotë, por do të angazhohem për avancimin e tyre në mënyrë që të marin vendin e tyre të meriutar. Të gjithë të tjerët, të cilët asnjëherë nuk janë paraqitur në vendet e punës dhe kanë marrë rroga dhe paushalle në kurriz të qytetarëve ju bëj thirrje që të tërhiqen vetë”, deklaroi Kasami.

https://youtu.be/G4S5VN84K0M

Paralajmëroi se deri në fund të javës publokohet edhe plani aksinar për 100 ditët e para.

VIDEO:

https://youtu.be/5qO9NsnHkag

VIDEO:

https://youtu.be/gDKxyN8JkpM

VIDEO:

https://youtu.be/OtH_EgiPSMY

VIDEO:

https://youtu.be/43vUMKhb0HE