Në mesin e disa ankesave të tjera të drejtuara në KSHZ pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, dy ankesa janë nga partia politike B D I, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet numër 2107 dhe 2108/1 në komunën e Zhelinës, të cilat po shqyrtohen në këto çaste, tranmeton Tetova News.
Vendvotimi 2107 (Zhelinë)
Rezultati i raundit të dytë:
Fatmir Izairi 227
Blerim Sejdiu 110
Vendvotimi 2108/1 (Zhelinë)
Rezultati i raundit të dytë:
Fatmir Izairi 300
Blerim Sejdiu 99
Ministri i Bujqësis, Arianit Hoxha ka kërc*ënuar me prishje të qeverisë nëse vihet në diskutim rezultati zgjedhor në Komunën e Zhelinës.
“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!
#SharraNëGozhdë , ka shkruar Hoxha.
B D I, respektivisht kandidati për Zhelinën-Fatmir Izairi ka parashtruar ankesa dhe ka kērkuar përsëritjen e votimit në disa vendvotime.
Rezultati final i raundit te dyte ne Zheline ishte 5171 BESA dhe 5102 B D I.
LIVE NGA KSHZ: