Ballina Aktualitet ZYRTARE: KSHZ vendos! Në Zhelinë do të ketë rivotim – a mund...

ZYRTARE: KSHZ vendos! Në Zhelinë do të ketë rivotim – a mund që rezultati ta rrëzojë Qeverinë?!

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me 6 vota PËR ka vendosur që të ketë rivotim në vendvotimin 2107 në Zhelinë.

Nga kontrollimi i materialit zgjedhor u konstatua se ka mospërputhje të të dhënave në procesverbalin e mbajtur në këtë vendvotim gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të 31 tetorit, madje u konstatua se një person ka votuar me kartë identiteti të pavlefshme.

Rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve në këtë vendvotim ishte:
Fatmir Izairi 227
Blerim Sejdiu 110

Lista zgjedhore e këtij vendvotimi ka 741 votues dhe kanë votuar vetëm 337 qytetarë.

Rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve në këtë vendvotim ishte:

Fatmir Izairi (B D I ) 165

Mahir Ziberi (AA/A)  64

Mehdin Nazifi  2

Blerim Sejdiu  73

Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha ka kërc*ënuar me prishje të qeverisë nëse vihet në diskutim rezultati zgjedhor në Komunën e Zhelinës.

“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!
#SharraNëGozhdë , ka shkruar Hoxha.

Rezultati final i raundit te dyte ne Zheline ishte 5171 BESA dhe 5102 B D I.

Në ndërkohë KSHZ është duke shqyrtuar edhe ankesën për vendvotimin 2108/1 (Zhelinë)

Rezultati i raundit të dytë:

Fatmir Izairi 300

Blerim Sejdiu  99

Zgjedhjet Lokale 2021/Ja si u votua në çdo fshat të Komunës së Zhelinës

Në Komunën e Zhelinës është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale ku janë përballur kryetari aktual i kësaj komune nga radhët e Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu dhe ish-kryetari i kësaj komune nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Fatmir Izairi. Fatmir Izairi  ka fituar 5.102 vota (49,29%) dhe Blerim Sejdiu  5.171 (49,96%), transmeton Tetova News.

Komuna e Zhelinës, raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021

Rezultati e përgjithshëm:

Fatmir Izairi  5.102 – 49,29%

Blerim Sejdiu  5.171 – 49,96%

Në vazhdim keni rezultatet për çdo fshat dhe vendvotim.

UZURMISHT:

Fatmir Izairi  122

Blerim Sejdiu  104

PALLATICË:

Fatmir Izairi  217+105+185+135 = 642

Blerim Sejdiu 79+121+139+107 = 446

GRUPÇIN:

Fatmir Izairi  180

Blerim Sejdiu  237

DËBËRCË:

Fatmir Izairi  161+147 = 308

Blerim Sejdiu  192+226 = 418

ÇIFLIK:

Fatmir Izairi  168

Blerim Sejdiu  329

KOPAÇINDOLL:

Fatmir Izairi  104

Blerim Sejdiu  440

CEROVË:

Fatmir Izairi  109

Blerim Sejdiu  114

NOVO SELLË:

Fatmir Izairi 160

Blerim Sejdiu  142

ROGLE:

Fatmir Izairi 189

Blerim Sejdiu  114

LLËRCË:

Fatmir Izairi  98+143 = 241

Blerim Sejdiu  387+379 = 766

MEROVË:

Fatmir Izairi 184

Blerim Sejdiu  224

SALLAREVË:

Fatmir Izairi  99+79 = 178

Blerim Sejdiu  117+68 = 185

LLUKOVICË:

Fatmir Izairi 9

Blerim Sejdiu 3

ZHELINË:

Fatmir Izairi 172+244+227+244+306+300 = 1493

Blerim Sejdiu  57+53+110+61+52+99 = 432

STRIMNICË:

Fatmir Izairi  107+97+101+66 = 371

Blerim Sejdiu 158+124+173+142 = 597

LESHNICA E EPËRME:

Fatmir Izairi 51

Blerim Sejdiu 34

LESHNICA E POSHTME:

Fatmir Izairi 83

Blerim Sejdiu 67

TREBOSH:

Fatmir Izairi 120+127+121+140 = 508

Blerim Sejdiu 113+175+115+115 = 518

ZRD:

Votuesit që janë në  v u a j t j e  të  d ë n i m i t  me  b u r g  ose janë në  p a r a b u r g i m, votuesit që kanë statusin e personave të zhvendosur brenda vendit dhe votuesit që janë të akomoduar në një shtëpi për të moshuarit.

Fatmir Izairi 2

Blerim Sejdiu 1