Ballina Aktualitet Me 27 nëntor Komuna e Tetovës organizon aksion për pastrimin e qytetit...

Me 27 nëntor Komuna e Tetovës organizon aksion për pastrimin e qytetit (VIDEO)

Kryetari i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami sot realizoi takim punë te Ndërmarrja Publike “Tetova” ku u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje në menaxhimin me mbeturinat dhe ujin në Komunën e Tetovës, nga atje Kasami njoftoi se me datën 27 nëntor do të shpallin datën publike për aksion për pastrimin e Komunës së Tetovës, përcjell Portalb.mk.

Në këtë aksion sipas Kasamit, do të jenë të përfshirë e gjithë administrata e Komunës së Tetovës, në krye me të, shkollat publike, bizneset, shoqatat për ekologji dhe shoqatat e tjera të sektorit civil.

“Me këtë duam të japim një shembull qytetar që njëherë e përgjithmonë të pastrojmë Tetovën nga Mbeturinat që pastaj Ndërmarrja Komunale të mund në bazë ditore të merret me menaxhimin e mbeturinave dhe njëherë e përgjithmonë të zgjidhim çështjen e pastrimit të qytetit të Tetovës.” tha Bilall Kasami.