Zvicra dhe Anglia siguruan sonte kualifikimin në Kampionatin Botëror, falë fitoreve të realizuara.
Zvicra fitoi 3:0 ndaj Bullgarisë dhe u kualifikua duke e dërguar Italinë në play-off.
Në anën tjetër, Anglia fitoi me rezultat të thellë 0:10 për t’u kualfifikuar tutje.
Kështu, tashmë dihen 9 kombëtaret evropian që kanë siguruar kualifikimin në Botëror.
Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Kroacia, Anglia dhe Gjermania janë kualifikuar tutje, si lidere të grupeve përkatëse.
Grupi i vetëm që nuk e ka të zgjidhur ekipin që kualifikohet është grupi G. Holanda ka 20 pikë, kurse Turqia e Norvegjia nga 18.
Nesër përballet Holanda me Norvegjinë.
Dy ekipet tjera jashtë Evropës që e kanë siguruar kualifikimin janë Katari, si organizator dhe Brazili nga Amerika Jugore