Ballina Kronika Kishin humbur në Valbonë, Policia shpëton nënën dhe bijën gjermane

Kishin humbur në Valbonë, Policia shpëton nënën dhe bijën gjermane

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një aventurë në Valbonën e bukur, por që mund të shndërrohej në tragjedi për dy gra gjermane, nënë dhe bijë.

Dy gjermanet, të moshës 70 dhe 43-vjeçare, kishin kaluar ditën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit, por me ardhjen e mbrëmjes kishin humbur rrugën, pa u orientuar dot.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh dy gjermanet u gjetën me shëndet të plotë në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.