Ballina Kronika Dy shqiptarë kapen me 800 mijë euro, i kishin fshehur në çantën...

Dy shqiptarë kapen me 800 mijë euro, i kishin fshehur në çantën e palestrës!

Dy të rinj shqiptarë në zotërim të 800 mijë eurove, të ndara në pako, janë arrestuar nga policia italiane në Rozzano, provinca e Milanos.

Arrestimi i dy shqiptarëve, 29 e 19 vjeç, është bërë që të enjten, por njoftimi u dha vetëm sot.

Ata ishin gjurmuar nga agjentët në kuadrin e një hetimi anti-drogë, pasi u vunë re teksa dilnin nga një apartament në Rozzano, i cili survejohej për shkak se dyshohej si bazë logjistike e një bande të trafikut të drogës.

Pas ndalimit, të rinjtë nuk ishin në gjendje të justifikonin origjinën e parave, të cilat, sipas agjentëve, mund të jenë pagesë për ndonjë ngarkesë droge që ka kaluar dorë pas dore, ose ndoshta ata mund të jenë ‘llogaritarët’ që merren me mbledhjen dhe shpërndarjen e parave për llogari të bandës.

Paratë ishin fshehur në çantën e palestrës nga dy të rinjtë shqiptarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews