Kur u inicua çështja rreth shumicës, ideja e deputetëve të Lëvizjes BESA ishte që ata ta firmosin të fundit listën, ndërsa Kastriot Rexhepi të jetë i 61-ti, thotë Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
-Aq shumë fliste kundër Qeverisë dhe Zaevit dhe donte të ishte i 61-ti dhe ja ka firmosur. Kështu ai firmosi katër lista si deputeti i 61-të. Sepse, sipas tij, qeveria duhej të kishte rënë. Epo, nuk mjaftoi kjo, ai foli në një intervistë që e ka dhënë në mes dy rretheve zgjedhore se qeveria duhet të bjerë – tha Nikoloski në TV 21.
Ai ka shtuar se Rexhepi para votimit nuk ka thënë asnjë fjalë kundër nismës për rrëzimin e qeverisë.
– Ka qenë një deputet që ka pasur vërejtje, me të cilin kemi arritur t’i kapërcejmë dhe kjo është shumë e sinqertë dhe parimore, kemi gjetur gjuhën e përbashkët, njeriu ka dalë dhe ka thënë se do të votojë. E që të heshtni dhe të mos paraqiteni në votim, thotë mjaft se nuk ka vullnet të mirë – tha Nikoloski./TetovaNews