Ballina Aktualitet KSHZ i refuzon shtatë ankesat e opozitës për Dibrën

KSHZ i refuzon shtatë ankesat e opozitës për Dibrën

Me shtatë vota “për”, duke votuar edhe anëtari i ASH-së, Krenar Lloga, KSHZ njofton se i ka refuzuar të gjitha ankesat e ASH-AAA për Dibrën.

Nga KSHZ thonë se “në bazë të gjendjes faktike që është vërtetuar nga KSHZ nga materiali zgjedhor, është konstatuar se ankesat kanë qenë të pa baza”.

Anëtari i ASH-së, Lloga ka votuarr “kundër”, vetëm për vendvotimin ku pa pasur një fletëvotim më pak. Nga KSHZ thonë se vendvotimi prishte nëse ka më shumë, e jo më pak fletvotime.

Nga KSHZ mohojnë edhe “trenin bullgar” që kishte akuzuar ASH. Sipas këtij institucioni “treni bullgar” mund të ndodh vetëm nëse ka më shumë fletvotime se nënshrkime në një vendvotim, gjë e cila nuk është konstatuar në asnjë vendvotim për të cilat opozita shqiptare kishte dorëzuar ankesat e saja për Dibrën. FLAKA

@tn.lajmelokale
@tetovanews