Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku e ka humbur mamanë e saj që në moshë të re. Morena ka treguar shpeshherë se ka qenë shumë e lidhur me të ëmën dhe se humbja e saj për do të mbetet një nga momentet më të hidhura në jetë.
Ajo ndan shpesh postime për nënën e ndjerë dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi. Morena ka ndarë një moment nga përditshmëria që i ka kujtuar të ëmën ndërsa ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë. “Nuk kisha dëgjuar kohë të gjatë erë qumështi të zier. Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vënë qumështin të ziej për ta bërë kos.
O Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk kisha nuhatur erë të tillë në kuzhinën e shtëpisë time. Më dolën lot. Po qaja si fëmijë sepse smë kishte ndodhur kurrë. Se di përse desha ta ndaj me juve. Duajini nënat sepse janë bota e njerëzimit. Gjithë nënat e botës meritojnë dashuri pa fund”, kanë qenë fjalët e Tarakut.