Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, ku një fëmijë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën pasi u pre padashje me një gotë të thyer në qafë.
Mësohet se ai ka prerë venën jugulare në qafë me një gotë të thyer dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Vogëlushi ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.