Ballina Teknologji Biden promovon ‘Hummer’-in elektrik, në projektimin e tij edhe shqiptari Gjergji Shaska...

Biden promovon ‘Hummer’-in elektrik, në projektimin e tij edhe shqiptari Gjergji Shaska (VIDEO)

Presidenti i SHBA, Joe Biden ishte i pranishëm në festimet e hapjes së GM në Fabrikën Zero të sapo rinovuar në Detroit, Michigan. Biden ndihmoi prodhuesin e automjeteve të festonte hapjen e fabrikës së re të automjeteve elektrike duke marrë një makinë GMC Hummer EV për një xhiro. Kanali televiziv C-SPAN kapi një video të presidentit i cili dukej se po kalonte mirë duke bërë xhiro me Hummer EV. E veçanta e kësaj makine për ne është se në projektimin e saj ka bën pjesë edhe një shqiptar nga Vlora, Gjergji Shaska. Ai jeton prej kohësh në SHBA dhe është pjesë e një familje të njohur ne qytetin e Vlorës. Vëllai i tij, Tanush Shaska është një akademik mjaft i njohur në SHBA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews