Ballina Aktualitet Kosovë Duke shëtitur ra në humnerë, humb jetën 24-vjeçari (FOTO+VIDEO)

Duke shëtitur ra në humnerë, humb jetën 24-vjeçari (FOTO+VIDEO)

Ka vdekur një person, pasi i njëjti sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.

Mësohet se viktima ishte Arian Gjini, 24-vjeçar, nga një fshat i Kaçanikut.

@tn.lajmelokale
@tetovanews