Gjendet edhe trupi i 45 i pa jetë nga autobusi i shkrumbuar në Sofje. Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, për Rdion Nacionale Bullgare,i cili ka thënë se gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, është gjetur edhe një trup i pajetë.
Borisllav Sarafov, zëvendës prokuror
“Në ora 21:15 në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin ‘Pirogov’. Fatkeqësisht nuk ka edhe një të shpëtuar”.
Sarafov tha se edhe hetuesi edhe prokurori të dërguar në Shkup do të qëndrojnë atje më së voni deri të dielën. Duhet ta dërgojnë dokumentacionin që lidhet me autobusin e djegur dhe profilet ADN të familjarëve të viktimave. Menjëherë pas do të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit.
Analizat ADN nga mostrat e marra nga familjarët e viktimave në aksidentin tragjik, janë thuajse gati, kanë njoftuar nga Prokuroria Publike Themelore e Maqedonisë së Veriut
Joveski: Udhëtarin e 8 e përmend vetëm një person i lënduar, dokumentacionet flasin se janë 7
Kryeprokurori Lubomir Joveski, ka thënë se udhëtarin e tetë, e përmend vetëm një person i cili i ka mbijetuar tragjedisë.
“Udhëtarin e tetë e përmend vetëm njëri person i lënduar, i cili është në spital, derisa dokumentacioni I spitalit tregon për diçka krejtësisht ndryshe. Në spital evidentimi është se në mjekim janë pranuar 7 persona. Ky fakt nuk vihet në dilemë. Në situata të atilla secili person mund të ketë vërejtur gjëra të ndryshme për fakte të caktuara”, ka thënë Joveski, raporton SHENJA.
Ai ka konfirmuar sot se është gjetur edhe një trup në autobusin e djegur, me çka numri i viktimave nga aksidenti tragjik arrin në 45. Joveski njoftoi edhe për arritjen e prokurorëve bullgar në vendin tonë, të cilët sipas tij gjatë ditës së nesërme do të marrin mostrat nga familjarët e viktimave për të kryer identifikimin e viktimave përmes ADN-së.
Kryeprokurorit Joveski nuk i duket e dyshimtë gjetja e një trupi të pajetë katër ditë pas aksidentit
Kryeprokurori Lubomir Joveski gjatë konferencës për shtyp u pyet se nëse atij i duket e dyshimtë fakti që trupi i një personit të vdekur është gjetur disa ditë pas aksidentit tragjik që ka ndodhur në Bullgari.
“Absolutisht jam i sigurt se nuk ka asnjë dyshim në gjetjen e edhe një trupi tjetër në autobusin e djegur, sepse vetë fotografitë i keni parë edhe ju, se bëhet fjalë për dëme të mëdha të autobusit dhe ai nga vendi i fatkeqësisë në nëj vend tjetër, ku janë dhënë urdhëra për ekspertiza të duhura në pjesën e teknike dhe shpërthimit të zjarrit dhe përmes saj është gjetur trupi. I bëjë apel opinionit të mos ketë aspak dyshime. Këtë ma kanë vërtetuar prokurorët Bullgarisë”, ka thënë Joveski, raporton SHENJA.
Autobusi i “Besa Transit” me licencë të gabuar 135 herë e ka kaluar kufirin
Autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili u dogj në Bullgari ku për fat të keq humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur licencë, dy vitet e kaluar, kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë.
“Në lidhje me pyetjen për kalimin e pikëkalimit kufitar të autobusit të përmendur, është evidentuar se në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror”, kanë thënë për “Fokus” nga MPB.
Ata theksojnë se Rreparti për punë kufitare dhe migrim pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB, nuk është kompetente që të kontrollojë licencat për transport të autobusëve në pikëkalimit kufitare.
“Ajo është në kompetencë të Drejtorisë Doganore dhe Inspektoratit Shtetëror për Transport”, janë decid nga MPB.
Sot nga Ministria për Transport dhe Lidhjeve kanë shpjeguar se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër të Besa Trans.
Autobusi për herë të parë është regjistruar në tetor 2020, ndërsa është prodhuar në vitin 2007./SHENJA/
Ministria e Transportit: “Besa Trans” ka kryer keqpërdorim të certifikatës së licencës nga një automjet tjetër
Shifrat e certifikatave të licencave të cilat janë evidentuar në Drejtorinë Doganore gjatë hyrjes dhe daljes dhe me të cilat spekulohet në opinion, në asnjë rast nuk janë në pronësi të autobusit të djegur të transportuesit “Besa Trans”. Kjo nënkupton se transportuesi ka kryer keqpërdorim të certifikatës së licencës nga një automjet tjetër dhe licencë të firmës dhe me vetëdije i ka shkelur dispozitat e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Si transportuesi ka realizuar hyrje dhe dalje nga vendi, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve potencojnë se ata nuk janë organ i cili ka kompetencë të kontrollojë dhe se këto informata duhet t’i dëshmojnë organet hetuese vendore dhe ndërkombëtare.
Për autobusin e djegur transportuesi “Besa Trans” nuk ka pasur certifikatë nga licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar për udhëtarët dhe ky autobus nuk është evidentuar në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
“Që të sqarojmë, numri 007017 është numër i licencës së transportuesit Besa Trans BTB për kryerje të transportit ndërkombëtar të njerëzve. Numri 22679, me të cilin spekulojnë disa mediume, ndërsa i cili është shfrytëzuar nga autobusi i djegur gjatë daljes nga vendi, është numër i certifikatës nga licenca e një automjeti tjetër, me targa tjera gjithashtu pronësi e transportuesit “Besa Trans””, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në kumtesë më ashpër i përgënjeshtroi spekulimet që i publikojnë disa mediume, dhe potencon se disa herë kanë informuar se autobusi i djegu ri cili mori pjesë në aksidentin në Republikën e Bullgarisë, nuk është regjistruar nga pronari në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë, ndërsa me këtë nuk ka kërkuar certifikatë të licencës për këtë automjet.
“Sipas ligjit për transport në komunikacionin rrugor neni 11 paragrafi 1, thuhet se transportuesi mund të fillojë të kryejë transport të udhëtarëve në komunikacionin rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, prej kur të marrë licencë për firmën dhe certifikatë nga licenca për automjetin, Për shkak të kësaj, informuam se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ia ka marrë licencën për kryerje të veprimtarisë transportuesit “Besa Trans BTB”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Dështoi përpjekja e Inspektoratit për të inspektuar në “Besa trans”
Inspektorati shtetëror i transportit (ISHT) dje ka tentuar, por nuk ka mundur të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në kompaninë “Besa trans”, autobusi i së cilës u djeg në Bullgari, sepse, siç deklaroi për MIA-n drejtori Rufat Hyseini, zyret edhe të kompanisë dhe të agjencive të saj ishin të mbyllura, ndërsa askush nuk është paraqitur në telefon.
“Dje u nisëm në hapësirat e ‘Besa transit’, në seli, por ishin të mbyllura, askush nuk paraqitej në telefonat zyrtar. Prej atje, u nisëm në selitë e dy agjencive që i kanë në Shkup, të cilat gjithashtu ishin të mbyllura dhe nuk ishte askush. Në Tetovë e dimë se ka një agjenci, por inspektori ynë nga atje na informoi se edhe ajo është e mbyllur. Nuk mundëm të kryejmë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese”, deklaroi Hyseini.
Askush, siç shtoi ai, nuk e ngritë telefonin, as pronari i “Besa transit”, as dikush në zyre. “Tani do të dërgojmë shkresë dhe do të caktojmë termin për të na pritur dhe për ta hapur zyren, nëse nuk e pranon shkresën atëherë dërgesa do të bëhet përmes Ministrisë së Punëve të brendshme”, paralajmëroi Hyseini.
pas fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit më 23 nëntor në autostradën “Struma”, kur autobusi i kompanisë transportuese “Besa trans”, duke u kthyer nga Stambolli u ndesh me rrethojën mbrojtëse në rrugë dhe u dogj, Qeveria në mbledhje e angazhoi ISHT-në të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese. Me mbikëqyrjen, duhet të përfshihet gjithçka që është në kuadër të kompetencave të Inspektoratit në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor.
“Konkretisht, licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar të udhëtarëve, numri i automjeteve dhe ekstrakteve nga licencat për ato automjete dhe nëse janë pronë e kompanisë, vozitës të paraqitur në marrëdhënie pune në kompaninë, vërtetime për kushte teknike të eksploatacionit për secilin automjet, certifikata për profesionalizëm për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, certifikatë të drejtuesit për kompetencë profesionale, evidencë për urdhëresa të lëshuara rrugore për një vit prapa. Mbikëqyrja jonë do ta përfshijë këtë dokumentacion”, tha Hyseini.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pardje ia mori licencën për punë ndërmarrjes-transportuese “Besa trans BTB”, sepse për autobusin në të cilin jetën e humbën 45 udhëtarë nuk ka pasur ekstrakt të dhënë nga licenca për kryerje të transportit të lirë ndërkombëtar për udhëtarë, as ndërkaq, për lloj tjetër të transportit publik të udhëtarëve, ndërsa automjeti nuk është evidentuar në evidencën elektronike të licencave të dhëna. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka regjistruar katër automjete të licencuara të ndërmarrjes “Besa trans BTB”, por në mesin e tyre nuk është autobusi që u dogj. Sipas nenit 11 paragrafi 1 nga Ligji për transport në komunikacionin rrugor, transportuesi mund të fillojë të kryejë transport të udhëtarëve në trafikun rrugor të brendshëm dhe ndërkombëtar, pasi që të marrë licencë dhe ekstrakt të licencës për automjetin motorizues.
Pas kontrollit që e kreu Sektori për përgjegjësi profesionale i Drejtorisë së doganave në VK “Deve Bair”, nga ky institucion paralajmëruan masa për dy nëpunës doganorë dhe udhëheqës sepse nuk e kanë evidentuar daljen e autobusit nga shteti.
“Rezultatet fillestare nga kontrolli i brendshëm tregojnë se më 18 nëntor nga nëpunësit doganorë në mënyrë elektronike nuk është evidentuar dalja e automjetit me targa SK 0284 BA të transportuesit ‘Besa trans’ nga Shkupi, është kryer vetëm kontroll i listës evidentuese për transport të udhëtarëve. Kështu që deri më tani parregullsitë e konstatuara në veprim, dy nëpunësit doganorë, të cilët ishin në ndërrim kur automjeti ka dalë nga shteti, do të suspendohen nga vendi i punës, ndërsa udhëheqësi i tyre i drejtpërdrejtë do të sanksionohet”,deklaruan nga Drejtoria e doganave.