Ballina Aktualitet Autobusi i djegur në Bullgari është prodhuar në vitin 2007

Autobusi i djegur në Bullgari është prodhuar në vitin 2007

Autobusi i kompanisë “Besa Trans” që u dogj në Bullgari të hënën dhe u mori jetën 44 personave, nuk është i ri, pra i tre viteve më parë, siç u tha në publik, por është prodhuar në vitin 2007.

Pas indikacioneve të ekspertëve mekanikë se nuk është e mundur të digjet një autobus i ri në një kohë kaq të shkurtër, “Fokus” ka kërkuar përgjigje nga MPB-ja se kur është prodhuar autobusi.

– Ju njoftojmë se autobusi në fjalë me numër regjistrimi SK 0284 BA është regjistruar për herë të parë në Shkup me datë 15.10.2020, në pronësi të BESA TRANS BTB DOOEL. Vlefshmëria e regjistrimit është deri më 13.10.2022. Automjeti është prodhuar në vitin 2007, u përgjigj MPB.

Pikërisht dje, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Transportuesve të Autobusëve në Bullgari, Ivajlo Konstantinov, theksoi se autobusi i djegur ishte më i vjetër se tre vjet.

-Modeli i tij është kryesisht i viteve 2005-2008. Nëse pronari pretendon se autobusi është i para 3 viteve, është e mundur që në kompanitë maqedonase të ketë një praktikë të tillë që të riciklojnë autobusët e vjetër në Turqi, duke i zëvendësuar të gjitha pjesët e dëmtuara me të reja. Kjo rrezikon izolimin e fabrikës i cili nuk digjet lehtë. Nuk dihet se nga çfarë materialesh është bërë ky izolim. Nuk është e vërtetë nëse dikush pretendon se autobusi është tre vjeç, tha Konstantinov.

Transportuesi bullgar, Sebakhtin Ismail, i cili zotëron autobusë të rinj Mercedes, shpjegoi për një portal bullgar se një autobus i ri nuk mund të digjej në një kohë kaq të shkurtër. Ai vuri në dukje se autobusët e rinj kishin një sistem zjarrfikës.

– Një autobus i prodhuar në 2018 nuk ka si të ndizet. Në rast aksidenti, ky instalim ndalon autobusin dhe hapen të gjitha daljet e sigurisë. Autobusi kalon në modalitetin ekstrem. Nuk ka mundësi që autobusi të shjojë më tutje. Kjo nuk është e vështirë, ky është një incident mesatarisht i rëndë dhe nuk ka sesi të ndodhë diçka e tillë. Është absurde që autobusi të digjet në një kohë kaq të shkurtër, shpjegoi Ismail./Fokus.mk /Përshtati në shqip Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews