Kryetari I Komuns së Tetovës, Bilall Kasami ka arritur në Turqi për një vizitë zyrtare. Pas takimeve në Stamboll, sot ai ka publikuar foto nga takimi me kryetarin e Bashkisë Metropolitane së Konya-s, z.Uğur İbrahim Altay. Kjo bashki ka 2,232,274 banorë.
`Në vazhdën e takimeve në Republikën e Turqisë, sot realizova takim me kryetarin e komunës së Konyas z.Uğur İbrahim Altay.
Me z.Uğur İbrahim Altay diskutuam rreth çështjeve që e preukupojnë qytetin e Tetovës, me theks të veçant bashkëpunimin mes Komunës së Konyas dhe Komunës së Tetovës, si një mundësi e mirë për të thelluar marrëdhëniet tona në rafshin lokal.
z.Uğur İbrahim Altay i jam tejet mirënjohës dhe e falënderova për gadishmërinë e treguar, shkruan Kasami në faqen e tij zyrtare në facebook.
Video bonus:
https://youtu.be/sxoBXsNgXKc