Shoqata aksionare MEPSO njoftoi se defektet me largpërçuesit janë sanuar dhe kështu është siguruar furnizim me energji elektrike në Dibër, Strugë, Ohër, Resnjë dhe vendbanimet përreth, transmeton Portalb.mk.
Ata thanë se shkak për ndërprerjen e furnizimit është bërë stuhia dhe reshjet e mëdha të borës.
“Janë hequr të gjitha defektet në rrjetin e transmisionit dhe është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike. Në këtë mënyrë është normalizuar furnizimi me energji elektrike për banorët e Dibrës, Resnjës, Ohrit e Strugës dhe vendbanimeve përreth, pasi gjatë paradites, për shkak të motit të ligë dhe reshjeve të dëborës pa rrymë mbeti 110kV largpërçuesi Vrutok spile dhe 110kV largpërçuesi Manastir – Resnje,” thanë nga MEPSO.
Ata shtuan se për sanimin e situatës me linjat e transmetimit, menjëherë në terren kanë dalë mbi 30 ekspertë me mekanizimin e nevojshëm.