Ballina Aktualitet Kosovë Hoxha që varrosi të vrarët e Reçakut për deklaratën e Vulin: Tash...

Hoxha që varrosi të vrarët e Reçakut për deklaratën e Vulin: Tash po bëhet masakra e radhës (VIDEO)

Ministria e Brendshme e Serbisë në bashkëpunim me Radio Televizionin e Serbisë kanë filluar xhirimet e një filmi për Masakrën e Reçakut. Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vizituar ekipin filmik dhe ka thënë se ajo ngjarje është gënjeshtër dhe një trillim.

Hoxha i cili kishte varrosur të vrarët, e quajti deklaratën një ringjallje e ndejnjave jo të mira

“Tash po bëhet masakra e radhës jo vetëm mbi të masakruarit, por edhe familjarët, komunën edhe gjithë shqiptarët, sepse ta mohosh një masakër që e ka bërë pushteti i atëhershëm dhe të mundohesh tia hedhësh fajin dikujt tjetër është masakër më e rëndë. Prandaj ne nuk kemi çka të habitemi, sepse qysh në ditët e para janë mundu që ta fshehin këtë krim, shqiptarët nuk e kanë cilësuar si masakër e ka cilësuar faktoi ndërkombëtarë.” tha ai në një intervistë për Klan Kosova, të transmetuar në emisionin Edicioni Special.

Tutje ai tha se të gjitha këto trillime dhe mashtrime të pushtetit serb janë të kota.

“Sepse vetë fakti që për një muaj rresht i morën viktimat deshtën me fsheh krimin, gjatë asaj periudhë kohore, ushtruan trysni tek faktorët e ndryshëm, saqë nuk i kursyen edhe imamët, hoxhallarët, njëri prej tyre kam qenë edhe unë dhe imami i nderuar, rahmetliu, Mahmut Efendi Mahmuti, pasiqë ushtronin dhunë psikologjike, kërcënime prej më të ndryshmeve që t’i varrosim jo së bashku, por t’i ndajmë në tri lokacione.”

Kjo sipas tij të jep të nënkuptosh se fshihet diçka tjetër, prandaj siç tha, këtyre deklaratave as vetë serbët në Serbi nuk ju besojnë.

Artikulli paraprakPacolli: Fitorja është e Robinit… Urime miku im!
Artikulli tjetërMohimi i masakrës së Reҫakut nga Aleksandër Vulin, shkakton reagime të ashpra (VIDEO)