Kryetarja e Agjencisë kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, në emisionin e mëngjesit në TV Slobodna, foli për aksidentin në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.
Siç shtoi ajo, duhet të punohet në forcimin e integritetit të të gjithë zyrtarëve, për të punuar me ndershmëri.
“Kemi zhvilluar një debat publik për çështjen e Besa Trans-it, pra dhënien e licencave dhe lejeve në fushën e transportit. Pra, konkluzionet kryesore nga ai debat ishin se ekziston legjislacioni i hartuar për sistemin e kontrollit, por nuk respektohet. Pra, ku janë personat që dhanë patentën,ku janë njerëzit që bënë kontrollin, dje ne KOD pamë se autobusi nuk ishte fare i ri, por ishte i riparuar. Për 50 euro shkuan 50 veta, mendoj se nuk ka logjikë. Jeta e njerëzve dhe shëndeti ynë janë shumë më të shtrenjta. “Çfarë po bëjnë këta njerëz tani, nuk janë askund, nuk ka hije të tyre”, theksoi Ivanovska./TetovaNews
https://www.youtube.com/watch?v=nWG6Wtgf52E