Ballina Aktualitet Kosovë Dy familje ngujohen në Bjeshkët e Rugovës, policia i evakuon

Dy familje ngujohen në Bjeshkët e Rugovës, policia i evakuon

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, policia ka arritur pas disa orëve në fshatin Shtupeq i Vogël.

“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, DRPK Perëndimi në Gjakovë, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës. Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora, pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se në mesin e personave të ngujuar ishin edhe dy fëmijë.

“Në mbështetje të patrullës policore kanë shkuar edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin. Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë , ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës. Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare ”Perendimi” – Gjakovë, është e përkushtuar që t’u dalë në “, thuhet në njoftimin e policisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews