Një shqiptar 46 vjeç në Greqi është arrestuar nga policia, pasi ka dyshime se ka kërcënuar dhe ka tentuar të rrahë me shkopinj, vjehrrin e tij.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ka qëlluar me gurë në drejtim të vjehrrit, duke e lënë të plagosur.
E gjitha skena është parë nga fqinjët e familjes shqiptare, që kanë lajmëruar policinë. I arrestuari, me precedent të mëparshëm penalë, ka mohuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.
Mësohet se vjehrrin e ka kërcënuar me thikë. Autori ka qenë në spital psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga spitali ai është arratisur së paku dy herë.