Ballina Aktualitet Kastriot Rexhepi shmang gazetarët, nuk flet më për eurointegrimet (Video)

Kastriot Rexhepi shmang gazetarët, nuk flet më për eurointegrimet (Video)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Ndonëse kishte firmosur nismën e opozitës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, deputeti Kastriot Rexhepi, nuk u paraqit në mbledhjen e Kuvendit për të votuar.

Për këtë shkak ai u përjashtua nga partia amë, Lëvizja Besa, e cila e quajti tradhëti veprimin e Kastriot Rexhepit.

Në daljet e tij të shpeshta para mediave për të arsyetuar veprimin e tij, Rexhepi shprehej i bindur se Maqedonia e Veriut më 14 dhejtor do të merr datë për negociata me BE-në.

Por, tani që vendi nuk mori datën, ai i shmanget mediave. Ekipi i gazetës LAJM e takoi deputetin Rexhepi në një local në Shkup dhe tentoi të merrte qendrimin e tij se si do të veprojë tani që vendi nuk arriti të merr datë, por ai iu shmang gazetarit duke u arsyetuar se ka takim.

Ndërkohë, Rexhepin vazhdojnë ta sigurojnë pjestarët e policisë./Gazeta LAJM