Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut MOTI/Më shumë borë dhe më ftohtë sot në mëngjes në Kodër të...

MOTI/Më shumë borë dhe më ftohtë sot në mëngjes në Kodër të Diellit, më ngrohtë në Dojran dhe Gjevgjeli

Mëngjesi më i ftohtë është në Kodër të Diellit me -8 gradë Celsius, -5 në Mavrovë dhe Krushevë, -4 në Berovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa në Shtip, Dibër, Vinicë dhe Pretor -3, në Ohër, Tetovë dhe Strumicë -2, kurse në Manastir dhe Prilep -1. Një gradë mbi zero është në Shkup dhe Kumanovë, dy në Demir Kapi dhe maksimumi tre gradë janë regjistruar në Dojran dhe Gjevgjeli.

Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit me 55 centimetra, në Mavrovë trashësia e borës është 36 centimetra dhe në Krushevë 16 centimetra.

Moti sot do të jetë i moderuar, me vranësira dhe i ftohtë. Përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup, moti kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Video bonus:

https://youtu.be/kprERcciCQU

@tn.lajmelokale
@tetovanews