Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është futur për herë të dytë në selinë blu, i pranishëm në godinë ka qenë edhe krydemokrati Lulzim Basha.
Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj bën me dije se Basha ka mbledhur disa nënkryetarë të Partisë Demokratikë dhe kryetarët e degëve.
Ndërkohë në sallën përballë tij, Berisha është pozicionuar bashkë me Komisionin e Përkohshëm për Rithemelimin e PD. Pas një mbledhje që ka zgjatur pak minuta pa praninë e medias ka nisur edhe konferenca me gazetarët. m.v/Abcnews.al