NJOFTIM
Të dashur bashkatdhetarë, ❤️
Ju njoftoj se ditën e shtunë (25.12.2021), duke filluar nga ora 14:00 komuna e Tetovës do të jetë e hapur për Mërgatën, në të cilën ditë unë personalisht së bashku me ekipin tim, do t’iu mirëpresë të gjithëve duke dashur që nga afër t’i dëgjojmë idetë e Juaja, kërkesat, nevojat dhe problematikat me të cilat ballafaqoheni gjatë qëndrimit Tuaj në vendlindje. Gjithashtu të diskutojmë bashkërisht edhe për mënyrën e lehtësimit të nevojave tuaja që ju paraqiten gjatë qëndrimit në vendlindje.
Të dashur bashkatdhetarë, ne dëshirojmë që t’i ndëgjojmë nga ju edhe eksperiencat dhe të arriturat e Juaja nëpër mbarë botën, e që ato eksperienca ne të mund t’i vëndosim në funksion edhe në Tetovën tonë të dashur.
Komuna është e qytetarit, bashkë për Tet❤️vën tonë.
MIRË SE VINI BASHKATDHETARË!
DEBAT PUBLIK, PROPOZIM BUXHETI PËR VITIN 2022
Me qëllim të maksimizimit të transparencës për disponueshmërinë publike, Komuna e Tetovës organizon debat publik për buxhetin e vitit 2022. Debati organizohet në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në përpilimin e buxhetit të vitit 2022.
Ftohen të gjithë qytetarët, shoqëritë civile, shoqatat, organizatat jo qeveritare dhe të gjithë të interesuarit të shprehin publikisht qëndrimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre në lidhje me buxhetin për vitin 2022.
Gjithmonë do të jemi të hapur për dialog konstruktiv dhe zgjidhje të përbashkëta. Të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e argumentuara do të merren parasysh për vlerësim të mëtejshëm.
Ditën e Hënë (27.12.2021)
Ora: 13:00