Ballina Teknologji TikTok largon nga froni Google për t’u bërë destinacioni më i preferuar...

TikTok largon nga froni Google për t’u bërë destinacioni më i preferuar në internet

TikTok parakalon Google duke u bërë destinacioni më i popullarizuar ndërmjet përdoruesve të internetit. Kompania e sigurisë kibernetike “Cloudflare” deklaroi, që aplikacioni i famshëm i videove vizitohet nga më shumë përdorues sesa motori i kërkimit amerikan.

TikTok e rrëzoi Google për herë të parë nga froni në muajin shkurt të këtij viti dhe ka mbajtur pozicionin numër një që nga muaji gusht raporton “BBC”. Vitin e kaluar Google mbante vendin e parë dhe kishte lënë mbrapa në renditje aplikacione si TikTok, Amazon, Apple, Facebook, Microsoft dhe Netflix.

Ekspertët mendojnë që një nga arsyet që ndikojë në rritjen e popullaritetit të rrjetit social ishte pandemia. Aplikacioni TikTok është shkarkuar 3 miliard herë sipas kompanisë “Sensor Tower”. Rrjeti social që kontrollohet nga kompania kineze “Bytedance” ka mbi 1 miliard përdorues aktiv. Në Kinë aplikacioni quhet Douyin për shkak të politikave censuruese të vendit dhe funksionon në mënyrë të ndryshme nga vendet e tjera të botës.

Douyin u lançua për herë të parë në treg në vitin 2016. Autoritetet kineze vendosën këtë vit që përdoruesit nën moshën 14 vjeç do të lejoheshin ta përdornin rrjetin social vetëm 40 minuta në ditë.

/ abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews