Një shqiptar 45-vjeçar është arrestuar në Britaninë e Madhe për shkak se është kapur me “shtëpi bari”.
I arrestuari është Flamur Shera, i cili është kapur brenda një banese ku ishin mbjellë disa rrënjë kanabisi. Shera raportohet se është burgosur për 12 muaj.
Brenda pronës së Sherës, policia zbuloi se papafingo ishte plot me bimë kanabisi dhe ishte e pajisur me ventilatorë, transformatorë dhe një sistem vaditjeje. Në këto ambiente kishte 257 bimë kanabisi.
Kur u intervistua, Shera tha se kishte ardhur në Britaninë e Madhe si turist në korrik dhe se një burrë rumun i kishte dhënë atij një kredi prej 1000 £ si paradhënie për pagat që do të merrte kur të fillonte një punë në ndërtim. Por puna nuk u realizua, dhe ai u dërgua në “shtëpinë e barit”. /abcnews.al/