Ballina Shëndeti Mbani një limon me kripë në dhomë para se të flini, arsyeja...

Mbani një limon me kripë në dhomë para se të flini, arsyeja do t’ju befasojë

Limoni është një antiseptik natyral, aroma e të cilit përmirëson disponimin e njerëzve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Përveç kësaj, limoni mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga pagjumësia falë aromaterapisë.

Prisni një limon në katër pjesë çdo natë para se të shkoni në shtrat, shtoni pak kripë dhe lëreni afër komodinës. Falë këtij truku të thjeshtë, dhoma do të mbajë erë të mrekullueshme dhe do të merrni frymë më lehtë.

Përveç kësaj, nëse vuani nga astma ose alergjitë, por edhe nëse keni të ftohtë, thithja e ajrit me aromë limoni është një ilaç ideal. /abcnews.al

Migrena dhe dhimbjet e kokës, largojini me fara limoni

Dhimbjet e vazhdueshme të kokës janë një burim nervozizmi dhe shpërqëndrimi për shumë njerëz. Një ndër llojet më të përhapura është migrena, dhimbje e cila shkaktohet në njërën anë të kokës e ndonjëherë në të dyja.

Migrena mund të shoqërohet me fotofobi, të përziera dhe marrje mendsh.

Stresi, nxehtësia e tepërt, qëndrimi për shumë orë pa ngrënë dhe pagjumësia janë disa nga shkaqet e migrenës.

Një këshillë për t’i dhënë fund dhimbjes është: përdorni vetëm fara limoni.

Limoni është një frutë agrume, i pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla si kaliumi, i cili tashmë është i njohur për përfitimet e tij në gatim dhe estetikë.
instagram bayilik
Ajo që shumë njerëz nuk dinë është se ai gjithashtu ka vlera të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si dhimbje koke dhe migrenë. Kjo, për shkak se limoni ndihmon në bonifikimin e enëve të gjakut dhe trajton hipertensionin, i cili zakonisht lidhet me këtë lloj dhimbjeje.

Lëndët ushqyese që përmbajnë farat e limonit janë të ngjashme me ato të frutave.

Gjithashtu, limoni përdoret për të kontrolluar bakteret, për të përmirësuar sistemin imunitar, dhe për të stimuluar tretjen.

Mënyra më e mirë është që të thërrmoni disa fara limoni dhe t’i konsumoni ato me një gotë ujë të ngrohtë.

Çdo natë, një gjysmë limoni pranë shtratit…bën mrekulli

Ju e dini që limoni është mjaft i dobishëm për ne, për shkak të nivelit të lartë të vitaminës C. Ne e shtojmë këtë frut në çaj, e përdorim atë në gatime dhe sidomos kur jemi me grip. Megjithatë, këto nuk janë të gjitha vetitë e pabesueshme të limonave.

Disa përfitime të tjera të limonit janë ato në dhomën e gjumit. Nëse vendosim një gjysmë kokërr limoni në komodinën pranë shtratit. Çfarë ju ndodh? Mësojeni tani!

1- Do të ndiheni të relaksuar

2-Përqendrimi dhe vëmendja do të përmirësohet

3-Gjendja juaj emocionale do përmirësohet

4- Ajri do të pastrohet nga mikrobet

5- Nuk ka më presion shumë të lartë të gjakut

6- Insektet nuk do t’ju shqetësojnë më

Mjaftojnë apo jo? Gjumë të ëmbël!

Limoni, më i mirë se ilaçet

Lëngu i limonit është antioksidant i mahnitshëm dhe është i mbushur me vitamina B, C, kalium, karbohidrate.

Disa ekspertë të mjekësisë rekomandojnë konsumimin e lëngut të limonit për t’i trajtuar disa probleme shëndetësore, të cilat janë.

Aknet: Uji me lëng limoni e parandalon e zvogëlon parandalimin e akneve dhe zvogëlon efektet acidike. Mjafton ta pastroni fytyrën me një limon të shtrydhur dhe do të vëreni ndryshimin.

Gurët në veshka: Kaliumi e rrit nivelin e citratit në urinë, gjë që e parandalon formimin e oksalateve, ndikon dhe në humbjen e peshës.

Disa arsye pse limoni është fruti më i përdorur në të gjithë botën

Ka disa produkte, të cilat janë kaq shumë popullore dhe të përdorura në raport me të tjerët, duke u kthyer më pas në një nevojë.

Limoni është padyshim një prej tyre. Jo vetëm një frut i preferuar në kuzhinë dhe për shijen e veçantë që i jep gatimeve, por edhe për përdorimet e shumta jashtë saj.

Hidhini një dy disa prej përfitimeve më të mëdha që keni nga ky produkt.

– Një përbërës i shkëlqyer pastrimi, që mund ta përdorni për shumë funksione.

– Pastron në mënyrë perfekte vendin ku ju prisni ushqimin.

– Zbardh rrobat e bardha.

– Ju ndihmon të keni thonj të freskët.

– Heq qukat nga fytyra.

– Rrit sistemin imunitar.

– I jep ushqimit një shije tërësisht të veçantë.

– Pastron aksesorët e kuzhinës dhe i bën të shkëlqejnë.

– Ndihmon në rritjen e bimëve.

– Heq erën e keqe të këpucëve.

– I mban qirinjtë më të ngrohtë.

– Pastron fytyrën.

– Pastron rubinetet e lavamaneve.

– Heq njollat.

-Ul tensionin e lartë.

-Eleminon bakteriet në stomak.

Përzierja e vajit të ullirit me limonin, ilaç për të gjithë

Kjo është një recetë e mrekullueshme detoksifikimi e cila do të pastrojë trupin tuaj dhe do të zgjidhë problemin me mungesën e energjisë.

Ajo çfarë duhet të bëni është të kombinoni vajin e ullirit dhe limonin. Kjo përzierje do të aktivizojë trupin dhe do t’ju ndihmojë të ndjeheni të freskët dhe të shëndetshëm.

Ekspertët pohojnë se ky ilaç është përdorur për shekuj me radhë për të parandaluar probleme të shumta shëndetësore.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore, vaji i ullirit, është jetik për trajtimin e kolesterolit të keq dhe gjithashtu ndihmon në qarkullimin e gjakut. Kjo përzierje parandalon problemet kardiovaskulare dhe është tepër e dobishme në trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Kjo përzierje është një anti-inflamator i fuqishëm dhe konsumimi i saj të rregullt në stomak bosh trajton dhimbjet dhe të gjitha llojet e çështjeve reumatike.

Kjo përzierje është lubrifikant i fortë dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Kështu aktivizon funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Përveç kësaj, ajo ndihmon tretjen dhe largimin e mbetjeve nga trupi. Për shkak të vetive të fuqishme antioksiduese, ajo pastron të gjithë sistemin dhe eliminon toksinat e akumuluara.

Limoni, 10 arsye për ta pasur çdo ditë në tavolinë

Limoni njihet më së shumti për sasinë e madhe të vitaminës C dhe ndikimin pozitiv në rritjen e imunitetit. Por fruti i thartë që e përdorim si shoqërues dhe përbërës të shumë ushqimeve ka shumë ndikime të tjera pozitive në shëndetin tonë. Ja 10 aspektet që e bëjnë limonin një aleat të shëndetit.

Nxit tretjen

Limoni ndihmon aktivitetin intestinal, duke vepruar në mënyrë të çantë në tretjen e ushqimit. Por duhet bërë kujdes me sasinë, pasi mund të veprojë në të kundërt. Kura ideale është konsumimi esëll në mëngjes i lëngut të limonit, i përzier me ujë të ngrohtë..

Lufton problemet e frymëmarrjes

Për shkak të sasisë së madhe të sasisë së madhe të vitaminës C, limoni lufton me sukses problemet e frymëmarrjes. Lëngu i limonit është shumë i këshillueshëm për ata që vendosin të bëjnë ekskursione në lartësitë malore, në rast të oksigjenit të pamjaftueshëm.

Ul kolesterolin

Disa studime të kohëve të fundit sugjerojnë se tangeritina, një substancë që gjendet në lëkurën e limonit, është shumë e efektshme për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterolit.

Kuron dhëmbët

Lëngu i limonit mund të përdoret në rastet e dhimbjes së dhëmbëve, ndalon hemorragjinë e mishrave të dhëmbëve, përmirëson erën e gojës. Mund të përdoret edhe për higjienën e përditshme të dhëmbëve, në formë paste me limon ose duke i shtuar pastës së zakonshme një disa pika lëngu.

Kujdeset për lëkurën

Limoni vepron si një ilaç i vërtetë kundër plakjes së lëkurës, pasi lufton rrudhat dhe pikat e zeza. Është një antiseptik natyral, pasi kuron djegiet, pickimet e bletëve, aknet dhe ekzemat. Nëse e konsumojmë me ujë të vakët dhe një lugë mjaltë, lëkura do të bëhet më e lëmuar dhe e freskët.

Kujdeset për flokët

Nëse e aplikojmë në lëkurën e kokës, lëngu i limonit lufton me sukses probleme si zbokthi apo rënia e flokëve. Ndërsa për flokë të shndritshëm, mjafton t’i shpëlajmë ato me lëng limoni.

Ndihmon në uljen e peshës

Limoni ndihmon në rënien në peshë. Lëngu i limonit, i përzier me mjaltë në një gotë ujë të vakët është ideal nëse shoqërohet me një dietë ushqimore me kalorazh të ulët.

Lufton radikalet e lira

Limoni lufton veprimin e radikaleve të lira, përgjegjëset kryesore për plakjen e qelizave të të gjithë organizmit. Siç e thamë më lart, limoni luan një rol të rëndësishëm për të pasur një fytyrë të re dhe të freskët, kjo për shkak edhe të lënëve ushqyese që ka në përbërje.

Forcon enët e gjakut

Ky efekt pozitiv i limonit vjen si pasojë e pranisë së vitaminës P, shumë e rëndësishme për parandalimin e hemorragjive të brendshme. Kjo vitaminë njihet gjithashtu edhe për ndikimin pozitiv në rregullimin e presionit të gjakut.

Ndihmon për një shikim të mirë

Rutina, një tjetër substancë në përbërje të limonit, redukton disa simptoma që kanë të bëjnë me sëmundjet e syve. Mes tyre edhe retinopatia, e cila vjen si pasojë e diabetit.

Limoni, kura ushqimore që kuron sëmundjet

Limoni veçanërisht vlerësohet për vetitë dezinfektuese dhe kundër hemorragjisë. Për qëllime mjekësore përdoren lëvozhga dhe lëngu i frutit të limonit.

Lëvozhgat, pasi qërohen nga pjesa e bardhë sfungjerore e brendshme, thahen me kujdes në stufa, në temperaturë të ulët deri në 40°C. Në temperaturën e zakonshme nuk thahen, pasi myken nga lagështia e mjedisit. Gjithashtu, kanë gjetur përdorim praktik farat, gjethet dhe lulet e limonit. Të pafundme janë edhe përdorimet e tij në lidhje me shëndetin dhe ushqimet. Më poshtë radhiten vlerat kurative të frutit të limonit.

Freskues
Lëngu i limonit ka gjetur përdorim si freskues në prodhimin e limonadës, në përgatitjen e ëmbëlsirave dhe të kuzhinës shtëpiake. Limoni përdoret për përgatitjen e limonatave, sikurse portokalli e mandarina. Vaji eterik i lëvozhgës përdoret për prodhimin e ujit të kolonjës. Nga lëngu i limonëve prodhohet acid citrik (limontoz). Nga frutat e prera ose vetëm nga lëvozhgat e limonit prodhohet reçel aromatik i cilësisë së mirë, por reçeli mund të përgatitet edhe nga lulet e tij, etj. Frutat e limonit përmbajnë acid askorbinik (vitaminë C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citrik, sheqer dhe në lëvozhga ka vaj eterik.

Gripi
Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat. Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Në gjendje gripale dhe me temperaturë, personat e rritur mund të përdorin këshillën praktike që vijon. Merret një kokërr limon dhe shtrydhet lëngu i tij në një gotë. Aty shtohet edhe një filxhan me raki rrushi të ngrohur më parë dhe përzihen. Thërrmohen dhe hidhen në gotë 1-2 kokrra aspirinë. Lëngu i përgatitur pihet njëherësh i ngrohtë, 2-3 orë para ose pas buke.

Tretës
Limoni ka veti të mira tretëse në stomak, është freskues i këndshëm dhe nxit oreksin që mund të jetë prerë nga sëmundje të ndryshme. Në këto raste përdoret lëngu i limonit në trajtë limonade ose i shtuar në çaj apo në gjellë. Në sajë të vetive rrudhëse dhe antitoksike, lëngu i limonit përdoret me efekt kundër barkut dhe diarresë, me pak ose pa sheqer. Rezultate të mira ka dhënë lëngu i limonit gjatë përdorimit kundër acarimeve të mukozës së gojës dhe të grykës, duke bërë larjen dezinfektuese në formë gargarash.

Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve. Në këto raste këshillohet të përgatitet kjo kurë.
Merret një kokërr limoni me madhësi mesatare, pritet në mes në drejtim të gjerësisë dhe të dyja gjysmat vendosen në një pjatë mbi zjarr derisa të ngrohet lëngu që përmbajnë. Pastaj, nga pjesa e prerë, të dyja gjysmat, të ngrohta, vihen në të dyja anët e qafës, në vendet mbi bajamet, lidhen me garzë dhe lihen aty derisa të ftohen. Ky veprim përsëritet për 2-3 ditë, në darkë para gjumit.

Mëlçia
Limoni përdoret edhe për shërimin e sëmundjeve të mëlçisë. Më tepër rezultat ka dhënë kombinimi që vijon. Për 20-30 ditë rresht, çdo ditë në mëngjes, një orë para buke, pihet lëngu i një kokrre limoni së bashku me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle mjaltë. Kjo këshillë përdoret edhe nga organizmat e dobësuar, ata që kanë kaluar ndonjë sëmundje, për rivendosjen e oreksit dhe të shëndetit të tyre. Këshilla e përmendur jep rezultate të mira kundër sëmundjes së verdhëzës.

Temperatura
Limoni bën mirë edhe për uljen e temperaturës. Limonoterapia ndikon në ripërtëritjen dhe vetëpastrimin e përgjithshëm të organizmit nga kripërat e kristalizuara. Ai zgjat jetën dhe gjallëron mendimin. Limoni ka veti të mira diuretike. Lëngu i tij përdoret me efekt në luftimin e gurëve të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për këtë qëllim duhen konsumuar 2-4 kokrra limoni çdo ditë për një periudhë prej 1-3 muaj. Edhe lëvozhga e frutave (lëkura) ka gjetur mjaft përdorime. Ajo përmban vaj esencial, alkoole të ndryshme, vitaminë A, B1 etj. Vaji esencial ka aftësi për të vrarë bakteret, si dhe për të ndaluar veprimtarinë e tyre.

Reumatizma
Lëngu i limonit është i dobishëm edhe për artritikët. Por nuk duhet ta përdorin ata që kanë stomak delikat e të ndjeshëm, pasi shton aciditetin dhe dëmton stomakun. Kundër reumatizmës përdoret me efekt këshilla e mëposhtme: Merren 1-2 kokrra limon dhe pasi lahen mirë, pa hequr lëvozhgën, grihen në rende. Brumi i fituar, pasi i shtohet 1-2 lugë kafeje sheqer, hahet esëll në mëngjes ose në orët e pasdites. Ky veprim përsëritet çdo ditë për 20-30 ditë. Reumatikët dhe artritikët mund ta përdorin me rezultate shumë të mira mjekimin me limona (limonoterapia).

Pini ujë me limon të freskët – është e shëndetshme!

Rreth cilësive medicinale të limonit, pasuria e tij me vitamina dhe minerale dhe të gjitha përfitimet që kemi nga konsumimi i tij, kemi shkruar disa herë. Sot ne përgjigjemi në pyetjen se pse ju duhet të pini ujë me limon të freskët.

Një pije e shëndetshme natyrore e tillë si me fruta dhe perime janë një pako shëndetësore për të na ndihmuar në rimëkëmbjen pas ushtrimeve të fuqishme, mund të ndihmojnë në hidratimin e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme dhe proteina ndërsa caji bimor shërben si qetësues dhe zbutës. Dhe çfarë janë përfitimet e konsumit të ujit me limon të freskët?

Fillimi i ditës me një gotë të vakët uji me limon është një ritual dhe traditë e lashtë e përdorur nga jogi të famshëm dhe përdoret për pastrimin e trupit nga materiet toksike të cilat shtresohen në organizëm. Edhepse mund të ju ngjajë se keni të bëni me mjekësi popullore të pavlefshme, edhe shkenca moderne i vërteton cilësitë shëruese të kësaj pije.

Edhe pse në përgjithësi jemi mësuar që t`a fillojmë ditën me ndonjë caj apo kafe, një ditë e nisur me një gotë lemonade të nxehtë është shtytje për një ditë me energji. Uji nuk do të thotë të jetë i vokët apo i ngrohtë mirëpo duhet të jetë i pastruar. Duhet bërë praktikë që të mbushni një bokall në gjysmë me lëng të shtrydhur nga limoni, që gjatë ditës t`a konsumoni më lehtë.

Forcon imunitetin
Limoni është shumë i pasur me antioksidant vitaminë C, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm kur është fjala për forcimin e sistemit imunitar, dhe mund të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e infeksioneve respiratore. Acidi askorbik, i cili është gjetur edhe në limon mund të ketë një efekt anti-inflamator, dhe është përdorur për të lehtësuar simptomat e astmës dhe probleme të tjera të frymëmarrjes. Përveç kësaj, ka edhe cilësinë anti-mikrobiale dhe rrit aftësinë e trupi të absorbojë më mirë hekurin.

Alkalizimi
Edhe pse asocimi jonë i parë me një limon është acidi, limoni është në fakt një nga ushqimet më alkale në natyrë dhe mbështet një alkalizim të plotë tëtrupit dhe tretje më të lehtë të acideve.
Ndihmon tretjen e ushqimit
Besohet se flavonoidet që gjenden në limon janë përgjegjëse për atë që limoni si lëng, për shumë vite përdoret si një pije që ndihmon tretjen e ushqimit. Besohet se në mënyrë shumë efektive pastron mëlçinë dhe stimulon punën e saj, dhe vitamina C është i lidhur me reduktimin e një rreziku të zhvillimit të ulcerës peptike shkaktuara nga bakteret Helicobacter pliori.

Pastron lëkurën
Vitamina C së bashku me antioksidantët tjerë, redukton ndikimin e radikaleve të lira. Radikalet e lira, sidomos ato të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve UV dhe toksina në mjedisin janë përgjegjës për shumë simptomat e plakjes që përshkojnë në lëkurën tonë. Antioksidantet mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre dhe disi shtyjnë fillimin e rrudhave. Lemoni përveç se mund të merret me gojë, mund të aplikohet edhe në lëkurë, në plagë dhe rrudha dhe kështu të reduktojë dukshmërinë e tyre. Për shkak të asaj limoni është shumë i dobishëm për një pamje të mirë të lëkurës.

Ndihmon shërimin e plagëve
Acidi askorbik është një mjet i shkëlqyer për rigjenerimin e plagëve dhe gërvishjeve dhe është një ndër mineralet esenciale për për eshtra të shëndoshë, ind lidhës dhe kërc, e cila gjendet në nyje. Kur të përmbledhen të gjitha gjërat ,ne nuk mund dhe mos të arrijmë në përfundimin se vitamina C është një nga përbërësit më të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit të njeriut, dhe për këtë arsye duhet zëvendësuar dozën tuaj në mëngjes e kafe filxhan me ujë me gjysmë limoni.

9 përdorime të limonit për një dukje më të bukur

Limoni vlerësohet si një aleat për bukurinë fizike. Ai është përbërës në shumë përdorime me vlerë të tij në këtë drejtim. Por, çfarë nuk keni ditur për këtë agrum?

Këtu kemi disa arsye për ju që të ndaleni dhe të blini limonë në dyqanin e parë ushqimor, që do ta shihni.
Pastrues

Miksoni disa pika ujë kokosi me lëng limoni. Kokosi do t’ju hidratojë lëkurën ndërsa limoni do ta pastrojë dhe do t’i japë ndriçim.

Zbardhues për bërrylat dhe gjunjët
Nëse bërrylat apo gjunjët tuaj janë disi të zinj dhe bëjnë një diferenca nga pjesa tjetër e trupit thjesht fërkojini ata me një limon të prerë. Është si magji.

Trajtues për pikat e zeza
Mund të duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por duke qenë se limoni ka aftësi antibakteriale, ai ndihmon në trajtimin e akneve. Shtrydhni një limon dhe lëngun e fituar vendoseni në fytyrë. Pikat e zeza do fillojnë të zhduken.

Zbardhues për dhëmbët
Miksoni sodë buke me lëng limoni dhe aplikojeni tek dhëmbët tuaj. Përdorni furçën për fërkim dhe më pas shpëlajini. Është më lirë se të shkoni tek dentisti.

Zbardhues për lëkurën
Limonët janë të pasur me vitaminë C dhe acid citrik prandaj ata ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës kur përdoret vazhdimisht. Vitamina C është shumë e mirë për neutralizimin e radikalëve të lirë dhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit.

Largon yndyrën
Limoni është perfekt për reduktimin e yndyrës në fytyrë apo zona të tjera të lëkurës.

Skrab për buzët
Aplikoni disa pika lëng limoni në buzë para se të flini dhe shpëlajeni në mëngjes. Kjo ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe lëkurën e thatë, shkruan Anael. Por, nëse keni buzë të dëmtuara apo të çara mos e provoni.

Përforcues për thonjtë
Keni aplikuar shpesh manikyrin gjel kohët e fundit dhe thonjtë ju janë dobësuar tmerrësisht shumë? Atëherë miksoni pak vaj ulliri me lëng limoni dhe zhysni në të thonjtë. Kjo është si një lloj maske rigjeneruese për ta dhe gjithashtu trajton edhe thonjtë e zverdhur.

Për flokët
Aplikoni lëngun e limonit në flokë para se të dilni në diell duke arritur kështu një efekt ngjyre ‘të puthur nga dielli’. Gjithashtu ky lloj lëngu ndihmon në trajtimin e skalpit të thatë dhe zbokthit kështu që përdoreni pa u shqetësuar.

Limoni shkrin yndyrën dhe gurët, pastron lëkurën

Lëngun nga limoni duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore.
Humbja në peshë
Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Gurët biliarë

Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë. Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largojë gurët e vegjël. Prandaj, limoni është ushqim ideal për këtë!

Kollitja

Ky ushqim vepron si ekspektorans- nxit largimin e sekretit nga bronket, për këtë arsye limoni është i nevojshëm te ftohja dhe gripi. Për të lehtësuar kollitjen, pini limonadë ose priteni gjysmë limoni në copa të holla dhe qitni në një litër ujë së bashku me farat e lirit (që janë po ashtu ekspektoransë të njohur) dhe ngadalë lëreni të ziejë për 20 minuta, kullojeni dhe ftoheni me pakëz ujë.

Psoriaza

Psoriaza është sëmundje kronike e lëkurës, e cila kërkon mjekim intensiv dhe afatgjatë sistemik. Duket paradoksale, mirëpo acidi limonik nga lëngu i limonit mund të zbusë thatësinë e lëkurës dhe të zvogëlojë luspimin e saj. Njëkohësisht mund të ndihmojë në rikthimin e njomjes së lëkurës dhe të nxisë largimin e shtresës së vdekur të qelizave. Disa herë në ditë vendosni lëng limoni në sipërfaqet ku është shfaqur psoriaza dhe qëndroni disa minuta në diell. Pas disa javës, zgjateni kohën e qëndrimit në diell. Shumë dermatologë u përshkruajnë pacientëve me psoriazë përbërës të lëngut të limonit në kombinim me rrezet UVA.

Konstipacioni

Limoni është edhe burim i pasur me pektine- fibra ushqyese që në zorrë shndërrohen në xhel dhe lehtësojnë kontraksionin e zorrëve. Nga ana tjetër, celuloza tërheq ujin, gjë që lehtëson tretjen. Në ushqimin e përditshëm përfshijeni lëngun e limonit dhe lëvoren.

Hipertensioni

Vitamina C nga një limon i vogël mund të shtojnë nivelin e oksidit nitrik, gaz i cili organizmit tonë i jep sinjal që të relaksohet dhe zgjerojë enët e gjakut. Po ashtu, lëngu i limonit u ngjan disa barnave të cilat përdoren për uljen e tensionit arterial- ACE inhibitorëve, sepse inhibon hormonin angistin në veshka (ky hormon rrit tensioni e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut).

Infeksionet urinare

Ushqimi i pashëndetshëm i përkeqëson problemet me inflamacionin e fshikës urinare, sepse urina acidike vetëm sa i shton dhimbjet. Konsumoni lëng nga një gjysmë limoni, dy-tri herë në ditë. Limonin mund ta përdorni edhe si zëvendësim për uthull. Më i njohur është shfrytëzimi i limonit në specialitetet e peshkut. Lëngu nga limoni në sallatën e pemëve jep shije të veçantë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews