Në Gjermani do të bëhet vitin e ardhshëm një regjistrim i ri i popullatës. Njëmbëdhjetë vjet pas regjistrimit të fundit, shumë të dhëna duhet të përditësohen – për shembull për numri i banorëve, aktiviteti i tyre profesional dhe situata e tyre e banimit.
Kryesisht do të përdoren të dhëna ekzistuese administrative, por janë planifikuar edhe anketa, tha Zyra Federale e Statistikave. Regjistrimi do të përcaktojë “sa njerëz jetojnë në Gjermani, si jetojnë dhe punojnë”.
Data e referencës është 15 maj. Nga kjo datë, 10.2 milionë vetë të zgjedhur rastësisht do të pyeten, veçanërisht për shkollimin dhe situatën e tyre profesionale, shpjegoi institucioni. Rreth 23 milionë pronarë ose administrata banesash duhet të japin informacion për apartamentet dhe ndërtesat e tyre të banimit. Do të numërohen edhe banorët e konvikteve dhe banesave kolektive.
Vetëm një pjesë e pyetjeve do të marrin përgjigje në intervista të shkurtra personale, shumica e përgjigjeve mund të jepen online. “Në kohën e koronas, mundësia për t’iu përgjigjur sondazheve online pa kontakt luan një rol qendror”, shpjegoi kryetari i Zyrës Federale të Statistikave, Georg Thiel. “Kjo jo vetëm që lehtëson vetë të intervistuarit, por edhe mjedisin”.
Rezultatet shërbejnë si “bazë e besueshme planifikimi”
Regjistrimi i popullsisë bëhet çdo dhjetë vjet, ai duhet të bëhej sipas radhës në vitin 2021 – por data u shty për shkak të pandemisë korona. Në vitin 2011, Gjermania mori pjesë për herë të parë në një regjistrim mbarëevropian. Në atë kohë, doli në pah se shumë qytete dhe komuna kishin më pak banorë se pritej. “Rezultatet e regjistrimit janë shifra të sakta mbi popullsinë dhe strehimin. Ato shërbejnë si një bazë e besueshme e planifikimit për vendimet e marra në nivelin e federatës, të landeve federale dhe të komunave,” shpjegoi autoriteti.
Kërkesat për mbrojtjen e të dhënave respektohen. Të dhënat nuk u transmetohen autoriteteve përveç statistikave zyrtare. Të dhënat personale fshihen sa më shpejt të jetë e mundur. Zyra federale tha se kostoja totale ndoshta do të arrijë në 1.5 miliardë euro.
“Kjo jo vetëm që lehtëson vetë të anketuarit, por edhe mjedisin,” tha Presidenti i Zyrës Federale të Statistikave Georg Thiel. “Në kohën e koronas, mundësia e përgjigjes online pa kontakt luan një rol qendror”. Që nga viti 2011, regjistrimi duhet të bëhet me radhë çdo dhjetë vjet.
Marrë nga DW