Ballina Kronika Shkupjani i zhdukur gjendet i vdekur në vilën e tij

Shkupjani i zhdukur gjendet i vdekur në vilën e tij

Një 63-vjeçar nga Shkupi me inicialet LL.D. u gjet i pajetë mbrëmë rreth orës 18 në vilën e tij në lagjen Lavaçi.

Siç bëhet me dije nga MPB-ja, në orën 13:50 të së njëjtës ditë është raportuar se 63-vjeçari ishte larguar nga shtëpia e tij.

Një mjek i ambulancës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Në vendin e ngjarjes ka bërë këqyrje një ekip nga SPB Veles dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./tn

@tn.lajmelokale
@tetovanews