Ballina Kronika Hyri nga dera e ballkonit…/Një banore e Shkupit rrëfen “takimin” dramatik dhe...

Hyri nga dera e ballkonit…/Një banore e Shkupit rrëfen “takimin” dramatik dhe traumatik me një njeri të çuditshëm

Një  m a n i a k  ka hyrë në banesën e një gruaje nga Shkupi në afërsi të Qendrës Tregtare “Biser” në Aerodrom, gruaja ka treguar për “takimin sy më sy”

Një banore e lagjes Aerodrom të Shkupit ka pasur një “takim” dramatik dhe traumatik me një njeri të çuditshëm. Ajo tha për “Shtypin e Lirë”( Слободен Печат) se një burrë është ngjitur në tarracën e saj në katin përdhes të pallatit ku banon, më pas ka hapur derën nga tarraca, ka hyrë në banesën e saj dhe ka filluar të  m a s t u r b o j ë.

Ndërtesat në qendrën tregtare “Biser” në Aerodrom / foto: Google Street View

“Të martën më 28 dhjetor kam qenë vetëm në banesën time, në katin përdhes pas Biserit ku jetoj vetëm. Kam një tarracë dhe oborr të madh. Unë dal për një cigare ndonjëherë natën dhe gjithmonë mbyll derën e tarracës. Këtë herë nuk e mbylla me kyç sepse e dija që isha afër dhe do të dilja përsëri. Gjysmë ore pasi piva një cigare, më thirri nëna ime, fola me të, duke bërë ecejake nëpër hapësirën e kuzhinës.

Befas, pa dëgjuar gjë, shikoj dikë që hap derën nga tarraca dhe HYN BRENDA NE APARTAMENT, BËN NJË HAP PËRPARA ME PANTALLONAT E ULURA DHE FILLON TË M A S T U R B O J Ë. Ky nuk është një akt VETËKENAQËSIE NË VEND PUBLIK, është në shtëpinë time…Fillova të ulëras me zë të lartë nga tronditja e madhe, nga e cila jam ende duke u rikuperuar, nuk kisha forcë të bëja asgjë nga tronditja dhe thjesht vazhdoja të bërtisja dhe ai vazhdonte ta bëjë atë për disa minuta duke parë poshtë, pa asnjë reaksion për britmat dhe frikën time“, thotë për SP gruaja e shqetësuar, transmeton Tetova News.

Qendra Tregtare “Biser”

Ajo thotë se ndan përvojën e saj për t’i paralajmëruar gratë e lagjes dhe veçanërisht në zonën përreth Qendrës Tregtare “Biser” se çfarë mund të ndodhë me to.

“Vetëm pas disa kohësh pasi nisa të lëvizja – doja të dilja ose të kapja ndonjë send – doli me shpejtësi dhe vërejta se pothuajse me tre hapa arriti të kërcejë gardhin prej betoni të tarracës së ballkonit dhe gardhin e oborrit. Oborri ka një gardh të lartë, por ai arriti të kacavirret me mjeshtëri nëpërmjet transformatorit.

Menjëherë kam lajmëruar policinë, kanë ardhur, kanë bërë kallëzim, kanë thënë se çështja është hapur, personi do të kërkohet. Por nuk kanë marrë prova, as kanë bërë ndonjë përpjekje tjetër të veçantë dhe nga historitë dhe përvojat e deritanishme nuk besoj se do të bëhet gjë.

Fatkeqësisht, nuk ia mbaj mend shumë fytyrën, por e di që ai ishte i ri, rreth 179 i gjatë, ndoshta, me xhaketë të errët dhe kapuç dhe padyshim që më përndiqte, si është oborri im, kur jam vetëm në në shtëpi, kur dal për një cigare dhe madje edhe kur e lë derën “hapur” (dhe në pesë vjet kjo ka ndodhur vetëm disa herë), – thotë gruaja.

Ajo shton se edhe policia ka qenë e hutuar, sepse këta lloj personash zakonisht nuk hyjnë në shtëpi dhe këo veprime i bëjnë në vende publike, rrugë, parkingje, parqe, hyrje.

“Jam shumë e lumtur që nuk më ka sulmuar, por kjo nuk e pakëson stresin, nuk do të mund të rri më vetëm apo të dal në tarracë”, tha gruaja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews