Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Tetovë

Ngjarje e rëndë në Tetovë

Pjesëtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës dje rreth orës 16:50 kanë arrestuar personin me inicialet J.I. (41 vjeç) dhe vëllain e tij I.I. (41 vjeç) nga Tetova.

Zëdhënësi i SPB Tetovë tregon se personat janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se J.I. paraprakisht ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten 38-vjeçare dhe djalin e tij të mitur, kurse I.I. i ka sharë dhe ka pasur me vete një armë.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

– Kohë më vonë J.I. ka denoncuar ish-gruan dhe djalin e tij se e kanë ofenduar dhe se i kanë hedhur sende të forta, shton Josifoski.

@tn.lajmelokale
@tetovanews