Ballina Aktualitet Tetovarët të pakënaqur me vitin 2021, pesimist për vitin 2022: “Politikanët e...

Tetovarët të pakënaqur me vitin 2021, pesimist për vitin 2022: “Politikanët e kanë ngrajs kit!“ (Video)

Qytetarët e Tetovës vlerësojnë se viti 2021 nuk ishte i mirë për ta dhe nuk ndahen të kënaqur nga ky vit. Si arsye për këtë ata përmendin pandeminë, rritjen e çmimeve, papunësinë, krizën, brengat dhe politikanët të cilët sipas tyre nuk kanë punuar mjaftueshëm për popullin. Ndërsa sa i përket asaj se çfarë presin nga viti 2022 dhe a presin të bëhet më mirë, ata shpresojnë në këtë të fundit por thonë që zor se bëhet.

Ndër arsyet për këtë përmendin përsëri politikanët të cilët sipas tyre nuk mendojnë për popullin, ata thonë se pensionet nuk rriten kurse çmimet po rriten. Ndërsa për disa të tjerë, shpresa ende nuk ka vdekur, disa presin që pandemia të përfundojë sa më shpejtë dhe të bëhet më mirë, shkruan Portalb.mk.

Për më shumë ndiqni anketën e përgatitur nga Portalb.mk.