Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë anuluar performancat live në “Prite n’shesh”.
Sipas njoftimit, ky vendim është marrë duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron.
“Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00. Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat. Urime Festat e Fundivitit!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës./GazetaExpress