Ballina Bota Sëmundja misterioze neurologjike që po godet të rinjtë në Kanada

Sëmundja misterioze neurologjike që po godet të rinjtë në Kanada

Komuniteti mjekësor kanadez është thellësisht i shqetësuar për një sëmundje të re neurologjike që duket se po godet mosha të reja me rastet që janë shumëfishuar javët e fundit.

Ajo që i shqetëson ekspertët, sipas gazetës britanike Guardian , është se numri i rasteve të dyshuara po rritet me shpejtësi dhe se te të rinjtë, pa sëmundje të tjera, paraqiten simptoma shqetësuese si: Humbje peshe e papritur, pagjumësi, halucinacione dhe çrregullime mendore.

Shkencëtarët e kanë diagnostikuar problemin që nga pranvera e vitit 2021.

Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze janë zhvilluar edhe tek njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me ata që e kanë pasur këtë sëmundje, gjë që mund të tregojë se faktorët mjedisorë janë të lidhur me sëmundjen dhe përhapjen e saj.

Sipas botimit në media britanike një rast i dyshimtë lidhet me një burrë që shfaqi simptoma të demencës dhe një problem motorik të metabolizimit. Demenca është një term që përshkruan një mori simptomash që mund të ndikojnë funksionet konjitive të një personi, duke përfshirë aftësinë për të menduar, memorien dhe arsyen. Demenca ka tendencë të përkeqësohet me kohën, por ka disa shenja të hershme që ajo mund të shfaq.

Gruaja e tij, e cila ishte kujdesur për të, papritur filloi të kishte probleme me gjumin, por edhe atrofi muskulore, halucinacione dhe tani është në gjendje më të keqe se burri i saj.

Në një incident tjetër, një nënë e re humbi papritur 3 kilogramë, pati pagjumësi dhe filloi të kishte halucinacione.

Një punonjës i Rrjetit Shëndetësor Vitalite, një nga dy shërbimet mjekësore më të raportuara në New Brunswick, i tha Guardian se ai kishte vendosur të mbante një qëndrim publik për këtë çështje për shkak të shqetësimeve rreth përkeqësimit me shpejtësi tek shëndeti i të rinjve në zonë .

Nga ana e tyre, autoritetet vendore po bëjnë të gjitha përpjekjet për të qetësuar qytetarët.

Ndërkohë, është bërë e ditur se nuk ka të dhëna për ndonjë ushqim, sjellje apo ekspozim ndaj faktorëve mjedisorë që çojnë në këto simptoma neurologjike .

Megjithatë, shkencëtarët kanadezë mbeten vigjilentë dhe brenda janarit do të kenë një pasqyrë më të mirë teksa do të ketë njoftime për 48 rastet nën studim. /abcnews.al/