Sot (9 janar), në ora 10:30, dy qytetarë nga Tetova të moshës 15 dhe 19 vjeç në SPB Tetovë kanë raportuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe mjegullës së dendur në Kodrën e Diellit, afër skiliftit të ri, ku janë ngjitur për të bërë ski. Kanë humbur orientimin dhe më pas nuk e dinin saktësisht se ku ishin.
Menjëherë zyrtarët policorë të Policisë Kodra e Diellit dhe ekipet e “Elem Tours” kanë ndërmarrë masat përkatëse për gjetjen e tyre dhe kanë gjetur dy qytetarët nga Tetova, si dhe 7 persona të tjerë nga Shkupi, Kumanova dhe Kosova,të cilët po ashtu kishin humbur në atë zonë. Nëntë personat e moshës 15 deri në 45 vjeç u kthyen shëndoshë e mirë rreth orës 12:30.
Për shkak të paraqitjes së mjegullës, teleferiku me 6 ulëse në Kodrën e Diellit nuk do të punojë
Ju njoftojmë se për shkak të paraqitjes së mjegullës së dendur, për arsye sigurie është ndalur teleferiku me gjashtë ulëse, Ceripashina dhe Ge‼️
Njëkohësisht, Ju njoftojmë se gjatë ditës për shkak të mjegullës dhe uljes së dukshmërisë, kanë humbur 30 vizitorë të cilët më pas janë gjetur me ndihmën personave përgjegjës në kuadër të Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”, ndërsa tre prej vizitorëve të lënduar, janë tërhequr nga shërbimet e shpëtimit në një vend të aksesueshëm ku nga ana e Emergjencave Mjekësore, njëri prej tyre është transferuar në institucion mjekësor për trajtim të mëtutjeshëm.