Ballina Aktualitet Shkollat nuk duhet të fillojnë prej 20 janarit, Qeveria e Maqedonisë së...

Shkollat nuk duhet të fillojnë prej 20 janarit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut diskuton propozimin e Komisionit

Në seancën e dytë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, do të diskutohet për propozimin e Shtabit kryesor i krizës Kovid-19 që shkollat mos të fillojnë prej 20 janarit, por prej 1 shkurtit, transmeton Portalb.mk.

“Shtabi kryesor i krizës Kobid-19 i propozoi Qeverisë që viti shkollor të fillojë më 1 shkurt”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovski dhe kryetarja e Bashkësissë së Komunave, Danella Arsovska.

Qeveria në ora 21:30 do të mbajë seancë ku do të diskutohet për propozimin e Shtabit.

Në seancën e parë të zhvilluar sot, Qeveria paralajmëroi që në ora 20:00 do të zhvillojë takim konsultativ me Komisionin për Sëmundje Infektive në lidhje me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë.

Ndryshe, përkujtojmë që viti shkollor 2020/21 në Maqedoninë e Veriut kishte filluar dhe mbaruar në formë online në shumicën e shkollave të mesme dhe fillore, ndërsa viti shkollor 2019/2020 kishte mbaruar në formë online.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit u regjistruan 766 raste të reja me Covid-19 nga 3 748 testime të kryera, ndërsa ndërsa 86 janë infektuar përsëri. Ndërkohë u regjistruan 1.276 pacientë të shëruar dhe 15 viktima.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.710.444 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 245.398, numri i të shëruarve është 220.886, numri i të vdekurve është 8.115, ndërsa numri i rasteve aktive është 16.397.