Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.
Një deklaratë nga zyra e presidentit ukrainsa, mësohet se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” pranë lumit Pripyat, shkruan skynews.
Zhvillimi erdhi pasi Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, i telefonoi Zelenskyy këtë pasdite.
“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në deklaratë.
Më herët, Zelenskyy kishte refuzuar që Ukraina të takohej me delegacionin rus në Bjellorusi./abcnews.al/
Bonus video:
https://youtu.be/GQFxnmY8hss