Ballina Bota LAJM I FUNDIT/SHBA-të i përgjigjen “dhëmb për dhëmb” kërcënimeve nukleare të Putinit

LAJM I FUNDIT/SHBA-të i përgjigjen “dhëmb për dhëmb” kërcënimeve nukleare të Putinit

Shtëpia e Bardhë I është përgjigjur menjëherë kërcënimeve bërthamore të Rusisë. Zëdhënësja Jen Psaki i tha mediave se “ata ishin të aftë të mbronin veten e tyre”, raporton korrepondenti i Reuters nga Shtëpia e Bardhe, Phil Stewart.

Më herët, agjencia TASS raportoi se Vladimir Putin kishte urdhëruar kalimin në gjendje gatishmërië të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë. Sipas agjencisë “TASS”, urdhri i Putinit ndaj këtyre forcave është dhënë pak më parë “ për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi”.

Presidenti rus Vladimir Putin, në përgjigje të deklaratave agresive në Perëndim, udhëzoi transferimin e forcave të parandalimit në ushtrinë ruse në një mënyrë të veçantë shërbimi.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha kreu i shtetit të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov, sipas TASS.

Gjithçka ndodh teksa Rusia po pëson humbje të mëdha në Ukrainë dhe vendi është izoluar tërësisht nga Perëndimi përmes sanksioneve të shumta. /abcnews.al

Bonus Video:

https://youtu.be/GQFxnmY8hss

@tn.lajmelokale
@tetovanews