Qeveria norvegjeze do të dërgojë 2 mijë armë drejt Ukrainës, sipas një deklaratë zyrtare të publikuar të hënën.
Norvegjia bëhet në këtë mënyrë kombi më i fundit evropian që e ndërmerr një veprim të tillë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Vendimi përmbys një politikë norvegjeze të vendosur që nga vitet 1950 për të mos dërguar armë në vendet joanëtare të NATO-s që janë në luftë ose në rrezik konflikti të armatosur.
Norvegjia do të dhurojë deri në 2 mijë armë antitank M72, tha qeveria deklaratën e saj zyrtare.
“Norvegjia ka politika strikte në lidhje me eksportet e pajisjeve ushtarake, por Ukraina tani përballet me rrethana të jashtëzakonshme”, tha kryeministri i vendit Jonas Gahr Stoere.
Të dielën, Norvegjia njoftoi se do të tërheqë fondin e saj të pasurisë sovrane, më të madhin në botë, nga Rusia.
Ndër të tjera, ajo premtoi se do të dërgojë helmeta, jelek antiplumb dhe pajisje të tjera në Ukrainë.