Ballina Bota Zemërimi në rritje, protestuesit sulmojnë Ambasadën ruse në Islandë

Zemërimi në rritje, protestuesit sulmojnë Ambasadën ruse në Islandë

Konsullata ruse në Islandë ka rënë pre e një sulmi nga aktivistët që protestojnë prej disa ditësh kundër ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Ambasadori Mikhail Noskov bën me dije se konsullata u sulmua nga një protestues dhe diplomatët kanë marrë fyerje dhe kërcënime për shkak të luftimeve të nisura në Ukrainë.

“Vërtet që po ndodhin akte jomiqësore. Që nga fillimi i operacionit ushtarak special të Rusisë, janë zhvilluar dy tubime, përpara seksionit konsullor të ambasadës.

Në përgjithësi, ato u zhvilluan pa cenuar rendin publik. Megjithatë, pas tubimit, një qytetar dëmtoi derën dhe më pas tentoi të rrëzonte një kamera”, tha ambasadori për median ruse Rossiya 24.

Sipas Noskov, agresori u arrestua dhe u dërgua në një stacion policie.

@tn.lajmelokale
@tetovanews