Rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe një fëmijë është shpëtuar nga rrënojat. Zyrtarët rajonalë thonë se të paktën dy persona mund të jenë vrarë.
Në mëngjesin e 1 marsit, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.
Sheshi i Lirisë në Kharkiv, një nga sheshet më të mëdha në Evropë, u sulmua. Aty ndodhen ndërtesat e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.
Të paktën 20 persona janë plagosur, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që po i qëllon me raketa”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Tëitter të martën.
Një video e postuar nga Kostiantyn Nemichev, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkiv, tregoi pasojat e sulmit të supozuar, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.
https://youtu.be/xpCd0Ln0RTk