Ballina Bota Kryebashkiaku i Kievit: Armiku ka mbërritur në periferi të kryeqytetit ukrainas (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kievit: Armiku ka mbërritur në periferi të kryeqytetit ukrainas (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe tha se forcat vendase janë gati për ta mbrojtur atë.

“Armiku është në periferi të Kievit. Forcat tona të armatosura, po luftojnë heroikisht për atdheun tonë”, tha Klitschko në një videomesazh në Facebook.

“Janë ngritur fortifikime përgjatë hyrjeve në qytet. Iu kërkoj të gjithëve që të ruani qetësinë. Mos dilni jashtë nëse nuk është e nevojshme dhe futini nëpër strehime nëse bie alarmi”, shtoi ish-kampioni i boksit.

https://youtu.be/UpyCZ80KmYU

Më herët u raportua se nja karvan disa dhjetëra kilometra i gjatë me mjete të rënda, tanke dhe artileri ruse i ishte drejtuar Kievit, pasi rusët duan me çdo kusht të marrin kontrollin e kryeqytetit. Në një mesazh të mëparshëm, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se mbrojtja e Kievit ishte prioriteti kryesor i qeverisë së tij. “Kievi është i veçantë. Nëse mbrojmë atë, mbrojmë të gjithë shtetin. Është zemra e vendit, duhet të vijojë të rrahë”, tha ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews