Ballina Bota Pushtuesit rusë hodhën raketa në Sheshin e Lirisë në Kharkiv: ka viktima,...

Pushtuesit rusë hodhën raketa në Sheshin e Lirisë në Kharkiv: ka viktima, ndërtesa e administratës shtetërore rajonale është shkatërruar (foto, video)

Rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe një fëmijë është shpëtuar nga rrënojat. Zyrtarët rajonalë thonë se të paktën dy persona mund të jenë vrarë.

Në mëngjesin e 1 marsit, ushtria ruse nisi një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.

Sheshi i Lirisë në Kharkiv, një nga sheshet më të mëdha në Evropë, u sulmua. Aty ndodhen ndërtesat e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv. 

Të paktën 20 persona janë plagosur, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që po i qëllon me raketa”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Tëitter të martën.

Një video e postuar nga Kostiantyn Nemichev, Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkiv, tregoi pasojat e sulmit të supozuar, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.

https://youtu.be/xpCd0Ln0RTk

@tn.lajmelokale
@tetovanews