E keqja absolute? Një hero antiamerikan? Me siguri është një ikonë pop, që ka frymëzuar kuadro, monumente, parfume, t-shirt dhe ngjashmëria (jo e rastësishme) e 007 së Daniel Craig me pressidentin rus është një simptomë sesa personazhi e godet imagjinatën.
Vladimir Vladimirovic Putin, i lindur në Leningrad (sot Shën Petërsburg) më 7 tetor 1952. President i Federatës. Në drejtim të vendit pandërprerë qysh nga 2000. Ish kryeministër nga 8 gushti 1999, u bë president ad interim më 31 dhjetor të atij viti, kur Boris Jelcini (1931 – 2007), dha dorëheqjen. I konfirmuar në presidencialet e 2000 e të 2004, duke parë se kushtetuta ruse e pengonte që të qëndronte në post për më shumë se dy mandate radhazi, në 2008 zgjodhi në presidencë Dimitri Medvedev (1965), një besnik i tij, dhe mbajti për vete postin e kryeministrit. E modifikuar kushtetuta për ta zgjatur mandatin presidencial nga 4 në 6 vjet, u rizgjodh president në 2012 e në 2018 (me 76.6% të votave). E modifikur sërish kushtetuta në 2020 dhe i miratuar një amendament që e zeronte numërimin e mandateve presidenciale, tani mund të rikandidojë edhe në 2024 e në 2030, duke qëndruar kështu në pushtet deri më 2036
«Për disa është burimi i çdo të keqeje, njeriu i KGB që luan fijet në skema të errëta, dërguesi i vrasjeve në gjysmën e botës, kumbari i një rrjeti krimi dhe korrupsioni, mbrojtësi i diktatorëve, manipuluesi i terroristëve dhe shtypës i lirisë. Për të tjerët është një hero i botës së shtypur nga kapitalizmi amerikan, baluardi i fundit i vlerave tradicionale, lideri i vendosur, strategu dhe takticieni e pathyeshëm. Është një ikonë pop, që ka frymëzuar kuadro, monumente, parfume, t-shirt, këngë, torta me çokollatë dhe ngjashmëria jo e rastësishme e Daniel Craig me presidentin rus është një simptomë sesa personazhi ka goditur imagjinatën jo vetëm të rusëve. Ushtri me analistë që kërkojnë t’i çkodojnë lëvizjet e tij të fshehura duke i vërejtur mënyrën e të ecurit (“si pistolero”, është diagnoza e fundit e një ekipi hollandez), ushtrimit të palestrës (një katastrofë, ka qenë hedhja poshtë e revistave amerikane të fitnesit)» (Anna Zafesova, IL, 2/2016).
Në antitezë me figurën e Jelcinit (që kishte një shëndet të dobët dhe të cilin i pëlqenin alkoli dhe cigaret), Putini ka rezultuar në fakt si njeriu që nuk pi, gjuan balena, përkëdhel arinjtë, drejton një avion luftarak, bën shumë sport dhe u pëlqen grave. Në 2007, gjatë një takimi me Angela Merkel, duke e ditur fort mirë se kancelarja ka terrorin e qenve për shkak të një agresioni të pësuar në rini, shfaqi papritmas Labradorin e tij që nisi të nuhasë këmbët e gjermanes. Është akuzuar se është i korruptuar, se menaxhon pushtetin në mëynrë autoritare, se dëshiron të krijojë një kult personaliteti, se nuk respekton të drejtën ndërkombëtare, se dëshiron të falsifikojë rezultatin e zgjedhjeve amerikane, të përndjekë homoseksualët, të përkrahë partitë e së djathtës ekstreme në të gjithë Europën.
«Benefitet e stabilitetit që ai mishëron dhe të rifitmit të influencës ruse në çështjet ndërkombëtare nuk ndjehen nga mazhoranca e qytetarëve të tij. Rezervat natyrore të vendit – naftë, gaz, diamante – janë në duart e pak oligarkëve të lidhur me presidentin. Ai dhe kumbarët e tij kanë akumuluar pasuri të pafundme, ndërsa rreth 20 milion bashkëkombas të tyre jetojnë nën pragun e varfërisë» (Lilli Gruber).
«Nuk kërkon kurrë falje: në rastet e rrella në të cilat tërhiqet një vendim tashmë i marrë, e bën vetëm pasi vëmendja e pulbikut spostohet në një argument tjetër. Putini është një lider që nuk pranon gabime» (Julia Joffe, Washington Post, 14/3/2015).
Në autobiografinë e tij ka shkruar: «Nëse një grindje është e pashmangshme, duhet të godasësh i pari».
Kryetituj Një vajzë, e re dhe e bukur, qëndron e ulur përpara një doktori. E ka shikimin e ulët dhe pamjen pak të frikësuar: po i kërkon këshillë sesi ta përballojë përvojën e parë seksuale. Mjeku e siguron: «Nëse është për dashuri, gjithçka do të shkojë mirë», pasta kthehet dhe duke qeshur i trgon një foto të Vladimir Putin. Konkludon: «Me të mund të jesh e sigurtë». Videoja përfundon me gruan që ngrihet e qetë nga karrigia, ndërsa një zë jashtë fushe kujton «Putin. Hera e parë është vetëm për dashuri» (spot për zgjedhjet presidenciale ruse e marsit 2012).
Jeta Origjinë modeste, gjyshi i tij ka qenë kuzhinier personal fillimisht i Leninit dhe më pas i Stalinit. Babai i tij, Vladimir Spiridonoviç Putin është polumbar i Marinës sovjetike, kurse nëna e tij, Maria Ivanovna Putina, punëtore, banojnë në një kommunalka, pallatet komuniste me banjën, kuzhinën dhe korridoret e përbashkëta. «Në apartamentin tonë në bashkëjetesë ishte një plakë, gjyshje Ania. Kur kam lindur, ime më bashkë me të më kanë pagëzuar fshehurazi nga babai, që ishte anëtar partie, sekretar celule në fabrikë. I vetmi i mbijetuar nga 3 fëmijë (vëëlai më i madh vdes muajt e parë të jetës, i dyti nga difteriti gjatë rrethimit të Leningradit), Vladimir Vladimiroviç përjeton një fëmijëri të vështirë.
«I shkurtër nga gjatësia, i brishtë, bjond, por i pajisur me vendosmëri të madhe karakteri, prveçse inteligjence. Vetë ai në disa intervista do të vetëquhet një “hooligan” i gatshëm për t’u grindur në rrugë. Një herë një fortë i gjatë dhe i trashë goditi një mik të lojërave të Putinit, askush nuk ndërhyri sepse kishin frikë. Vladimir Vladimiroviçci nuk ishte, ji rrëfye pasi u kthye nga shkolla. Volodja (kështu e ëma e thërriste Putinin) ishte 2 vjet më i vogël dhe me shtatlartësi shumë më të vogël se i forti i dhunshëm. E priti në oborr. Djemtë e tjerë qenë të pabesueshëm. Ju ngjit në fyt, me shkelma, grushta, me gjunjë, me kokë. Qysh nga ajo ditë hierarkitë në oborr ndryshuan» (Gennaro Sangiuliano, Putin. Jeta e një cari, Mondadori 2015).
Në moshën 15 vjeçare Putini ka tashmë në kokë të bëjë agjentin sekret. «Kam shkuar deri të shikoj selinë e KGB. Kam hyrë dhe më ka pritur një tip, që për sa mund të duket e habitshme, më ka dëgjuar me seriozitet dhe më pas më ka thënë: “Sigurisht që na jep kënaqësi, por ndershmërisht nuk marrim atë që na ofrohet vetë dhe pastaj marrim vetëm atë që ka bërë ushtrinë ose është diplomuar”. Natyrisht që kam pyetur se çfarë duhej të studioja. “Çdo gjë”. Por çfarë është e preferueshme? “Jurisprudencë”. E kuptova dhe jam regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë së Leningradit» (për Natalia Gevorkian e Kommersant, rimarrë nga La Stampa, 12/3/2000)
Vladimiri hyn në partinë komuniste. Nga një raport i Komsomolit, organizata rinore e partisë e viteve ‘70: «Shoku Putin i përmirëson në mënyrë konstante nivelet e tij ideologjike dhe politike. Gëzon një autoritet të merituar midis kolegëve». Në 1975 diplomohet për të Drejtë Ndërkombëtare. «Në mesin e vitit të katërt të studimeve papritmas jam kontaktuar nga një “punonjës kuadri” që është kualifikuar pa u paraqitur. Më ka telefonuar në shtëpi. Në vijim kam mësuar se punonte në degën që mbikëqyrte universitetet. Ka thënë se dëshiron të flasë për emërimin tim: “Për momentin nuk do t’ju them se ku”. Por unë e kam kuptuar menjëherë. E kemi lënë takimin në sallën e fakultetit. E kam pritur për 20 minuta dhe mendoja: “Maskara, jeë tallur, më ke mashtruar”. Po bëhesha gati të ikja, kur ka ardhur duke ju marrë frymë dhe ka hyrë menjëherë në temë: “Ka kohë, por në përgjithësi, çfarë do të thoje nëse do të ofroja një punë në organe?”».
Putini mbeti në KGB nga 1975 deri më 1991. Gjatl karrierës si tij në organizatë, jeton për 5 vite ne Drezden të Gjermanisë Lindore. «Ishte si Bashkimi Sovjetik i 30 viteve më parë, një vend totalitar». Koloneli Putin merret me spiunazh politik. Duhet të rekrutojë fonde, të sigurojë informacione, t’i analizojë, t’i transmetojë në Moskë. Pastaj, në Drezden ka një fabrikë të rëndësishme elektronike, ai duhet të mbajë nën kontroll të huajt që shkojnë ta vizitojnë. Punon krah për krah me kolegët e STASI. Të premten në darkë shkon gjithmonë ta pijë një birrë me ta. Tregon Lyudmila, ish gruaja e Putinit: «Kishim një Zhigulì të shërbimit, e konsideruar një makinë e shkëlqyer krahasuar me Trabant dhe fundjavave shkonim gjithmonë shëtitje nëpër Saksoni». Gjithçka ndryshon në 1989. Më 9 nëntor, teksa bie Muri Berlinit, është në selinë e KGB në Drezden, i inmpenjuar ditë e natë për të asgjësuar dosjet, fshijë gjurmët e komunikimeve dhe djegë dokumentat. «Kishim aq shumë gjëra për të hedhur në zjarr, sa që në një moment të caktuar soba shpërtheu».
«Natën e 5 dhjetorit turma pushtoi selinë e STASI në Drezden. Mëngjesin tjetër të gjithë u grumbulluan përpara pallatit të Angelikastrasse Nr.4, ku ishte selia (në incognito) e KGB. Brenda thirrën detashmentin e afërt ushtarak për t’i kërkuar ndihmë, por përgjigja qe negative: “Nuk mund të bëjmë asgjë pa autorizimin e Moskës dhe Moska heshti”. Putini pati ndjesinë se “Bashkimi Sovjetik tashmë nuk ekzistonte fare”. Doli me një pistoletë në dorë (ai thotë se kishte në krah një ushtar të armatosur), u kualifikua si përkthyes dhe shpjegoi se ai ishte territor sovjetik. Njerëzit hoqën dorë të kalonin murin rrethues» (Fabrizio Dragosei, Corriere della Sera, 8/11/2009).
Kur ka vendosur të largohej nga KGB? «Qysh në Gjermani kam kuptuar se në atë sistem nuk kishe të ardhme dhe se Bashkimi Sovjetik nuk kishte të ardhmen. Prandaj e kam refuzuar transferimin në Moskë dhe jam kthyer në Leningrad. Isha, siç thuhet tek ne, në “rezervë aktive”». Jeni akoma? «Jo, më kanë shkarkuar pas puçit të 1991». Keni vuajtur? «Po. Në prishje e jetës, me kockat që kërcisnin. Për mua ishte më shumë e vështirë, pasi isha një oficer i suksesshëm, nuk kisha pse ankohesha. Gjithçka më ecte mirë. Shumë më mirë se të tjerët». E keni lënë KGB, por partinë? «Kam qëndruar anëtar partie derikur ajo ka ekzistuar. Pastaj e kam marrë teserën, e kam futur në një kuti dhe i kam bërë sipër shenjën e kryqit. Qëndron akoma aty».
I kthyer në Leningrad, që tashmë ka ndërruar emër, Putini rilidh raportet me Anatoli Sobçak. Në 1975 kishte qenë relatori i tezës së tij të diplomimit, tani kryebashkiak i qytetit. Vendos të hidhet në politike dhe bëhet një bashkëpunëtor i ngushtë i tij. Në 1994, kur është për t’u votuar, zgjidhet deuptet i Dumës. «Kur Boris Jelcini e emëroi kryeministër, në verën e vonë të ‘99, thuajse askush nuk e njihte. Në Kremlin komandonte akoma “familja” dhe të gjithë menduan se i riu shënpetrsburgas ishte një ekzekutues si shumë të tjerë, por Putinit i mjaftuan pak muaj për t’i ngritur sondazhet me ndihmën e kryqëzatës antiçeçene dhe, kur Jelcini u dorëhoq, ditën e parë të 2000, qe ai që hipi në fron» (Franco Venturini, Corriere della Sera, 8/12/2003).
«“Who is Mr. Putin?”. Kësaj pyetjeje, në dukje të pafajshme, dorgoi në tilt ministrat rusë në Davos në dimrin e 2000: në vend që të përgjigjeshin, shkëmbyen shikime të shqetësuara. Vladimir Putini ishte instaluar në kremlin prej pak ditësh dhe ishte një objekt jo i identifikuar, i dalë jashtë nga asgjëja dhe i drejtuar drejt një destinacioni të panjohur» (Zafesova).
Kandidon për herë të parë në presidencialet 26 marsin e ardhshëm. Dëshiron një mandat të fortë popullor. Pak përpara hapjes së kutive të votimit, i drejton një apel votuesve: u kërkon atyre ta zgjedhin me shzpejtësi (në turin e parë) presidentin. «Rusëve nuk u ndodhte prej kohësh të dëgjonin në televizor apelin e një kreu shteti që nuk bëlbëzon, nuk thotë gjëra ekstravagante, nuk qahet dhe nuk kërcënon kot së koti. Efekti është i fortë. “Ne jemi një prej shteteve më të mëdhenj të botës dhe një fuqi bërthamore”, ka shqiptuar duke e fiksuar telekamerën me shikimin e palëvizshëm, “dhe këtë e kujtojnë vetëm miqtë tanë”. Balsam mbi plagët e 10 viteve të fundit dekadencë».
«Qysh atëhere, Putini nuk ka ndryshuar siç kanë ndryshuar idetë e tij» (Venturini).
Jeta private I martuar për 30 vite me Lyudmila Shkrebneva. Në qershorin e 2013, pas 4 vitesh indiskrecionesh lidhur me marrëdhënien e presidentit rus me ish gjimnasten Alina Kabaeva, 31 vite më e re se ai, të dy njoftuan në televizor ndarjen e tyre. «Do të jemi afër përgjithmonë» (fjalët e tij, dukshëm nervoz) dhe presidenti «do të vazhdojë të kujdeset për vajzat dhe ato e ndjejnë» (thënë prej saj me një të qeshur të detyruar). Vladimir Putin dhe Lyudmila Shkrebneva u njohën në Shën Petërsburg shumë të rinj, në një koncert. Ajo shërbente si hostes e Aeroflot, kishte studiuar gjuhë, ishte shumë e bukur. Ai përgatitej të hynte në KGB. Janë martuar më 1983. Dy vajza, Maria (1985) dhe Katerina (1986). Sipas versionit zyrtar kanë studiuar në Rusi në Universitetin e Shën Petërsburgut dhe sot jetojnë e punojnë në atdhe. Maria su endokrinologe dhe Katerina si neuroshkencëtare. Prej vitesh të dyja nuk janë shfaqur më kurrë, kanë marrë mbiemra koperture: Vorontsova më e madhja dhe Tikhonova më e vogla. Sipas tabloidëve gjermanë, e tradhëtonte të shoqen edhe kur ishte në Gjermaninë Lindore. Një herë ka thënë se kushdo që do t’i rezistonte 3 javë gruas së tij «meritonte një monument» (Luigi Ippolito, Sette, 5/4/2001). Flitet edhe për fëmijë sekretë, nga ish gjimnastja ka pasur dy. Gazetares së Moskovsky Korrespondentes që guxoi ta pyesë për marrëdhënien me Kabaeva, gjatë një konference shtypi në Villa Certosa, Putini ju përgjigj duke e kauzuar gazetarin se për ndërhynte në jetën private të tjetrit «me hundën e saj të qelbur dhe me fantazitë e saj erotike». Gazetarja, që shpërtheu në lot, mori edhe një breshëri të shtirur nga Berlusconi. Pak ditë më pas gazeta e saj u mbyll prej «humbjeve të mëdha ekonomike» (nga Micol Sarfatti, il Fatto Quotidiano, 25/2/2012).
Religjioni Nga 1993 është një besimtar i zjarrtë dhe anëtar aktiv i Kishës ortodokse ruse. Afrimi me religjionin ndpdhi pas një incidenti të rëndë rrugor që përfshiu të shoqen (nga Masha Gessen, Putin. Njeriu pa fytyrë, Bompiani 2012).
Para Po t’u qëndrosh deklaratave të të ardhurave të botuar në uebsajtin e qeverisë ruse, në 2018, midis rrogës zyrtare, pensionit ushtarak, interesave tek kursimet dhe ndonjë investimi ka fituar 8.6 milion rubla, 119000 euro, kur e ardhura mesatare në Rusi është 22000 në vit. Sipas Bill Browder, shefi i fondit Hermitage Capital Management, njp kohë investitor i madh i huaj në Rusi, Putini ka vënë ilegalisht menjanë aq para sa të bëhet një prej njerëzve më të pasur to botës. Në 2005 Browder është përzënë nga vendi.
Kuriozitete I gjatë 168 centimetra, peshon 71 kilogram. Përdor sozia të ndryshëm që varen nga shërbimi i sigurisë federale. Më i përdoruri ka qenë Sergei Ivanoviç, një oficer i rojes së Kremlinit që shpesh shihet nëpër bulevardet e Moskës në Mercedesin presidencial në vendin e Putinit të vërtetë. Nganjëherë në Moskë janë edhe 2 apo 3 kortezehe presidenciale me po aq Putinë falsë, ndorkëhë që i vërteti e arrit Kremlinin me një linjë sekrete të metropolitanes apo në helikopter. Gjithmonë e mban orën në pulsin e djathtë, luan hokej, mjeshtër i VI Dan i xhudos, ka botuar një manual dhe ka qenë protagonist i një dvd që e pavdekëson në tatami me kampionin olimpik japonez Yasuhiro Yamashita, nuk pi alkol, ha një supë çdo ditë, pëlqen qëngjin, akulloren me fistika dhe çajin e gjelbër. Njerëzit e shërbimit gastronomik i shijojnë çdo ditë ushqimin gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit. Në librin Vladimir Putin: Rrugëtim drejt pushtetit ish gruaja Ljudmila ka treguar se një herë Vladimir, i ngopur me kastravecë të kripur, i shijoi fshehurazi duke i shpëtuar sigurisë. Çmendet për ABBA, kënga e preferuar Super Trouper.
(nga cinquantamilla.it)
Përgatiti
ARMIN TIRANA