Ballina Bota Ministria e Jashtme e Rusisë: Me SHBA-të duhet t’u kthehemi marrëdhënieve të...

Ministria e Jashtme e Rusisë: Me SHBA-të duhet t’u kthehemi marrëdhënieve të Luftës së Ftohtë

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i kthehen parimit të “bashkekzistencës paqësore”, si në kohën e Luftës së Ftohtë. Kjo është deklarata që citohet nga Ministria e Jashtme e Rusisë të martën.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministria e Jashtme shtoi se ishte e hapur për dialog të ndershëm dhe reciprokisht të respektueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe se shpresa mbetet se normaliteti në marrëdhëniet midis dy vendeve mund të rikthehet.